Shaqiri: Mund të shënonim më shumë gola, por asgjë nuk ka përfunduar

Skuadra e Shkëndijës shënoi fitore 2-1 në takimin e parë ndaj Valmeira-s në Letoni, në përballjen e parë të raundit të dytë eliminator në Ligën e Konferencës. Trajneri Artim Shaqiri, potencoi se ekipi tetovar ka marë atë që e ka kërkuar nga fillimi i takimit dhe me të njëjtin koncetrim do të hyjë edhe në ndeshjen e kthimit në Shkup.

Artim Shaqiri, trajner i Shkëndijës

“E kemi pritur që do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne u përgatitëm ashtu siç duhet. Këtu në Letoni e morrëm atë që e kërkuam, por gjithnjë duke patur parasysh që kundërshtari na krijoi vështirësi. Ne krijuam shumë raste dhe patëm mundësi që të shënojmë katër apo pesë gola me të cilët do të ishim më të qetë përpara ndeshjes së kthimit. Por futbolli është i tillë, ka raste të cilat nuk realizohen, gjë që futbollin e bëjnë edhe më të bukur. Gjithsesi ne do të përgatitemi për ndeshjen kthyese për shkak se asgjë nuk është mbyllur, na presin edhe 90-të minuta tjera në Shkup.”

 

YouTube video

Ndeshja kthuese në mes Shkëndijës dhe Valmeira-s, do të zhvillohet më 28 korrik në stadiumin “Todor Proeski”, në orën 20.00.