Kasami përvetëson projektet e BDI-së

Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë, Faton Ahmeti është shprehur qartë se Bilall Kasami po lëvdërohet me projektet të cilat nuk janë të tij dhe po i përvetëson ato.

Këto janë disa nga projektet të cilat Ahmeti i ka cekur:

Ndërtimi i fazës së parë të bulevardit Blagoja Toska , me mjete të siguruara nga programi TAV, si dhe mjete në vlerë prej 500.000 euro për ekspropriim të pronave të qytetarëve,

-Ndërtimi i pishinës shkollore në Tetovë- projekt i realizuar nga Agjencioni për Rini dhe Sport,

-Ndërtimi i shëtitores së lumit Shkumbin, projekt ky gjithashtu i realizuar nga mjetet e ridestinuara nga programi TAV Maqedoni,

-Furnizimi dhe vendosja e kontejnjerëve gjysëmnëntokësorë në 31 lokacione brenda qytetit, si dhe furnizimi i 2 kamioneve te specializuar për bartjen e hedhurinave – projekt ky në vlerë prej 28 milion denarë të siguruara nga granti i Bankës Botërore,

-Ndërtimi i shumë rrugëve në qytet, si që janë: rruga Straso Pinxhur, Jane Sandanski dhe Sami Frasheri, që janë investime infrastrukturore të planifikuara, projektuara dhe të buxhetuara nga Bashkimi Demokratik per Integrim,

Kryetari aktual i Tetovës, Bilall Kasami në mungesë të ideve dhe planeve për zhvillimin e qytetit e gjithashtu edhe në mungesë të njerëzve kompetent vjedh idetë e BDI-së duke i promovuar tek qytetarët si ide autentike.