MINT: Nafta lirohet për 2 centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.

Krahasuar me ditën e enjte, sot më 22 korrik, nafta është liruar për dy centë poashtu njejtë edhe benzina, ndërsa gasi është liruar për një cent.

Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës është:

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.72 euro për litër,

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.58 euro për litër,

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 euro për litër.

Po ashtu, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë publikon çdo ditë çmimet maksimale që janë të lejuara për shitjen e derivateve dhe këto çmime vlejnë për 24 orët e ardhshme.

Ilustrim