U shua Rexhep Fetahu, mësuesi i parë i diplomuar i Dërvenit

-

Dje pasdite ka ndërruar jetë mësuesi Rexhep Fetahu, i cili gjithë jetën ia kushtoi edukimit të gjeneratave në fshatrat e Dërvenit dhe Karshiakës.

Jeta dhe puna edukativo arsimore e tij ishin një mision iluminist i kohës, sepse është në gjeneratën e parë të mësuesve të diplomuar të Shkollës Normale e Mësuesisë “Liria” nëShkup, bashkë me bashkëfshatarin e tij, të ndjerin Qamil Hasani.

U lind në vitin 1940 në shatin Llaskarcë të Shkupit, në një familje bujare dhe atdhetare. Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, do ta kuptojë rëndësinë që ka arsimi dhe dija, por dhe mundësitë që ofronte e drejta e shkollimit në gjuhën amtare. Prandaj, ai do ta kryejë ndër të parët “gjimnazin” (atëherë tetëvjeçar) në lagjen Gjorçe Petrov, ku ishte hapur një paralele në gjuhën shqipe, e pasi e kreu me sukses, u regjistrua në Shkollën Normale të Mësuesisë “Liria”, ku ishte ndër diplomistët e parë në vitin shkollor 1958/59.

Me diplomën e Normales, ai do t’i rreket misionit të tij në fshatrat e prapambetura të asaj kohe, atje ku kishte nevojë për kuadro mësimore. Një vit do të punojë në shkollën e Koliçanit të Epërm, e pastaj katër vite në Nigishtan të Shkupit(gjatë kësaj kohe kryen shërbimin ushtarak), kurse nga viti 1964 do të punojë në shkollën e vendlindjes 9 vjet, dhe më pas do të kalojë në shkollën qëndrore të Bukoviqit, për të punuar atje, ndërkaq viteve të fundit në fshatin Arnaqi deri në pensionimin e tij.

Mësuesi Rexhep Fetahu ishte entuziast i rrallë dhe i përkushtuar misionit të edukatorit të gjeneratave, duke udhëtuar çdo ditë prej Shkupi në shkollat ku punonte. Gëzonte respektin e nxënësve të tij por dhe nga gjitha banorët e trevës së Dërvenit ku gjithkush e njihte, dhe në saje të kësaj, është bartës i shumë mirënjohjeve si punëtor i dalluar i arsimit. Me pensionimin e tij në vitin 1999, ai nuk u pasivizua tërësisht, por ndiqte me vëmendje ndryshimet e kohës së re dhe ishe lexues i apasionuar i shtypit ditor dhe librave.

Për shkak të biografisë mbresëlënëse si ndër intelektualët e parë të Dërvenit, Televizioni i Maqedonisë-Redaksia në gjuhën shqipe, i kushtoi një emision dokumentar jetës dhe kontributit të tij si pishtar i arsimit, autor i të cilit ishte gazetari i ndjerë, Reshat Kamberi.
Varrimi i mësuesit Rexhep Fetahu bëhet sot, në varrezat e vendlindjes së tij, fshatin Llaskarcë, pasi të falet xhenazja me namazin e xhumasë në xhaminë e Çairit.

Lajmet e fundit

Aleksandre Pato, për herë të tretë rikthehet te ish klubi i tij

Fans applaud as Orlando City forward Alexandre Pato stands on the pitch after an MLS soccer match against...

Tensionet në veri, deputeti gjerman: Kosova po zbaton të drejtat në territorin e saj

Tensionet në veri të Kosovës, kanë sjellë reagime të shumta të ndërkombëtarëve të cilët nuk i kursyen kritikat ndaj...

Lukashenko mohoi thashethemet për shëndetin, kundërshtari i tij: Është në gjendje kritike

Belarusian President Alexander Lukashenko. Photo: Sergei GUNEYEV/AFPPresidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko thuhet se është në gjendje kritike. Kjo...

Nita Latifi vjen me këngën e re “2 Gota” – Telegrafi

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Nita Latifi, ka lansuar sot (e shtunë) këngën e re. “2 gota” mban titullin projekti...
- Advertisement -

Muamed Sejdini: Duhet edhe më shumë punë

Federata e Futbollit të Maqedonisë sot zhvilloi Kuvendin e rregullt, në të cilën morri përkrahje të plotë nga UEFA...

Situata në veri, kongresmeni Torres del kundër Blinken: Kosova është aleat i palëkundur i SHBA

Situata në veri të Kosovës është kthyer në temë diskutimi si në “tryezën” e BE ashtu edhe në atë...