Bashkëpunimi vazhdon, ASH dëshiron tjetër drejtori në qytetin e Shkupit?!

Edhe pse u bë bujë e madhe në media kinse partia e Ziadin Selës e prishë koalicionin me VMRO-në dhe për të njëjtën u mbajtën edhe konferenca para mediave kjo doli të jetë gënjeshtër, sepse në realitet, Aleanca për Shqiptarët vazhdon të koalicionojë me VMRO-në.

Koalicioni i tyre vazhdon në të gjitha komunat ku paraprakisht kishin pasur veçmë koalicion, raporton indeks.mk

Në qytetin e Shkupit me të cilin qeverisë Danella Arsoska e mbështetur nga VMRO-ja, ASH-ja vazhdon ta mbajë postin e nënkryetares së qytetit edhe pse javë më parë Arsoska shkarkoi drejtorin e Selës pa i pyetur e konsulltuar fare.

Siç merr vesh indeks.mk ASH-ja është në bisedime me të parën e qytetit për të marrë drejtorinë e “Parqeve dhe Gjelbërimeve”.

Koalicioni ASH-VMRO nuk është prishur as në Gostivarë, komunë në të cilën Taravari i ka dhënë disa drejtori dhe sekretarin e komunës dhe nuk i ka shkarkuar të njëjtit ende, edhe pse publikisht nëpër media u përfol për prishje të koalicionit.

Njohësit e rrethanave ditë më parë thanë se kreu i Gostivarit nuk i shkarkon drejtorët për arsye se me atë veprim do të humbte shumicën në këshillin komunal.

Koalicionin me VMRO-në nuk e ka prishur as kreu i Tetovës i cili poashtu u ka dhënë disa poste të rëndësishme në komunë.