Fitore Rudari: Gjimnastja që premton shumë

Gjimnastika është një sport që drejton njeriun të dallojë forcën individuale, fizike e mendore, përmes ushtrimeve precize, të kontrolluara me estetikë perfekte. Në këtë sport bashkohet lëvizja e trupit ne ritmin e një muzike koreografike.

Gjimnastika artistike e femrave, në përgjithësi tërheq numrin më të madh të pjesëmarrësve dhe është ndër disiplinat më të njohura.

Këtë lloj të gjimnastikës e praktikon edhe Fitore Rudari tashmë e tetë vite, një vajzë e re dhe mjaft e përkushtuar rreth pasionit të saj. Ajo ka vetëm 21 vjet dhe ka marrë çmime në kategorinë e saj por, edhe titullin sportistja më e mirë e vitit.

Rudari në një intervistë për portalin Dukagjini ka treguar rrugëtimin e saj në këtë sport, duke thënë që këtë sport e ka pasur talent.

“Që nga fëmijëria e hershme unë jam merr me sport në shtëpi, e kam dashur shumë dhe e kam pasur talent, kur kam filluar të shkoj të ushtroj tek një klub se kam pasur fare të vështirë sepse elementet bazike të gjimnastikës artistike veqse i kam ditur dhe kam filluar direkt ne elementet e tjera”, është shprehur ajo.

Fitore Rudari, Gjimnaste

Sportet në përgjithësi kërkojnë shumë punë dhe përkushtim por gjimnastja Rudari, a e ka pasur të vështirë të depërtoj dhe të ketë sukses?

“Nuk është e vështirë të depërtosh në këtë sport por vetëm që duhet filluar në një moshë shumë të hershme ta praktikosh dhe të zhvillohesh ndër vite në mënyrë që të arrish suksese të larta”, ka thënë Rudari.

E pyetur për interesimin e të rinjëve për tu inkuadruar në këtë sport ajo ka thënë që ka shumë interesim dhe ky sport pëlqehet shumë.

“Në Kosovë sporti i gjimnastikës artistike kohëve të fundit ka filluar të zhvillohet dukshëm në krahasim me vitet e kaluara mirëpo, shpresojmë që do të zhvillohet akoma më shumë, në Kosovë ka vetëm një palestër të gjimnastikës artistike dhe atë jo siç duhet me qenë. Por, ka shumë interesim nga prindërit që t’i sjellin fëmijët të stërviten sepse shumë ju pëlqen të gjithëve dhe me shumë dëshirë e vullnet të madh vijnë në stërvitje”, është shprehur gjimnastja.

Edhe pse vetëm 21 vjeçare, Rudari ka marrë pjesë në gara të ndryshme që janë zhvilluar në vendin tonë, ajo ka thënë që vetëm me tre muaj stërvitje kishte fituar vendin e tretë, duke i përgatitur kështu rrugën fitores tjetër e që ishte vendi i parë në kategorinë e saj.

“Garat e para që kam marr pjesë unë ka qenë në vitin 2014 në Kosovë tek Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sporteve, atëherë janë mbajtur garat këtu sepse ska pasur palestër sportive të gjimnastikës artistike, i kam pasur vetë tre muaj stërvitje kur kam marr pjesë në gara dhe kam zënë vendit e tretë në Kosovë”.

“Ishte një ndjenjë e papërshkrueshme sepse për një kohë aq të shkurtër me marr pjesë dhe me zënë vend ishte nje gëzim i madh. Ndërsa në garat e tjera ishte më ndryshe, pas gjatë muajve kam marrë pjesë prapë në garat e mbajtura në Kosovë dhe kam zënë vendin e parë”, ka thënë Rudari.

Çmime të gjimanstes Fitore Rudari

E pyetur rreth garave ndërkombëtare ajo ka thënë që së shpejti pritet të jetë pjesë e tyre.

“Në garat ndërkombëtare akoma skam marrë pjesë vetëm që pritet këtë vitë të marrë pjesë në garë ballkanike e cila mbahet në Turqi”, është shprehur ajo.

Por, cilat janë vështirësitë më të mëdha që përballën gjimnastët në Kosovë?

“Vështirësia më e madhe që hasin gjimnastët është palestra që nuk është e madhe dhe nuk ka shumë vend e hapësirë për ekzekutimin e elementeve gjë që kjo është më e rëndësishmja që duhet pasur një sallë tamam siç duhet”.

“Është vetëm një sallë në krejt Kosovën që tamam ku mund të zhvillohesh dhe ajo është në Pallatin e Rinisë-Prishtinë”, ka thënë ajo.

Cila është veçantia e këtij sporti?

“Këtë sport e bën të veçantë lëvizja e trupit me ritmin e një muzike koreografike e cila përmban estetikë, është sporti më i rrezikshëm dhe bëhet nëpër vegla të ndryshme”, ka shtuar ajo.

Më tej Rudari ka thënë se praktikimi i gjimnastikës artistike ka pasur një ndikim jashtëzakonisht të mirë në jetën e saj.

Fitore Rudari, Gjimanste

“Në jetën time sporti më ka sjellë shumë gjëra pozitive e të mira, që 4 vite unë mbaj peshën e njëjtë të trupit, jam më pozitive dhe më këmbëngulëse, kam më shumë vetëbesim tek vetja, dhe më ka mbajtur larg gjërave të cilat nuk do të më kishin sjellur këtë rrjedhë të jetës dhe këto suksese në një moshë të re”, është shprehur ajo.

Përveç sportit, Rudari është angazhuar edhe me studime në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, gjë që i ka bërë asaj më të lehtë rrugëtimin edhe në sportin e gjimnastikës artistike, por a e ka të vështirë të menaxhoj kohën për studime dhe stërvitje?

“Është pak e vështirë mirëpo vullneti i madh, dëshira e madhe për tu stërvitur më ka bërë që të ndaj kohën edhe për studimet edhe për sportin, skam dashur ti lë anash asnjërën dhe përkushtimin që kam ndaj tyre arrij që ti menaxhojë shumë lehtë e sidomos kur e di që këto të dyja i kam primare e fukosuhem shumë”, ka thënë gjimnastja.

Nga veçantia, vështirësitë, dëshira, përkushtimi dhe sukseset që Rudari ka shaplosur për portalin Dukagjini, ajo ka edhe një mesazh për rinin e Kosovës, e cila iu ka sugjeruar që të merren sa më shumë me aktivitete fizike.

“Unë ua kisha sugjeruar të gjithë të rinjëve e të rejave të merren më  shumë me aktivitet fizik sepse shumë është përhapur obezitiviteti, ndërsa duke u marr me sport parandalojnë edhe depresionin, mund të mësojnë aftësi pozitive të shëndetit mendor, duke përfshirë përgjegjshmërinë, udhëheqjen dhe përkushtimin, duke rritur edhe vetëbesimin’, ka përfunduar sportistja.