Futbolliti argjentinas prezantohet te Olimpik Lioni, si kuzhinier

Nikolas Taliafikio është larguar nga Ajaksi dhe karrierën do ta vazhdoj në Francë. Mbrojtësi i majtë argjentinas qëndroi tek gjiganti holandez për katër vite dhe u largua nga skuadra një vit para përfundimit të kontratës.

Lion e ka prezantuar me një video unike mbrojtësin anësorë i cili shihej si kuzhinier duke i shërbyer tifozët francezë.

Tek skuadra e re, Taliafikio ka nënshkruar kontratë tre vjeçare deri në verën e vitit 2025. 29-vjeçari gjatë qëndrimit katër vjeçar në Amsterdam, zhvilloi 167 ndeshje zyrtare me Ajaksin, ku shënoi 16 gola dhe asistoi në 22 të tjerë.