Elbasani i rrethuar nga forcat speciale RENEA

Qyteti i Elbasanit është nën kontrollin e Forcave Speciale “RENEA” në bashkëpunim me autoritetet policore kanë zbarkuar në Elbasan për një operacion të beftë kontrolli.

Zyrtarët e policisë janë duke zhvilluar kontrolle në të gjitha hyrjet dhe daljet e qytetit që nga ora 18:00, raporton Albanin Post, transmeton Portali Dukagjini.

ilustrimi

Për këtë ngjarje ende nuk ka detaje përse është duke zhvilluar ky aksion por duke iu referuar një aksioni të ngjashme që kishte ndodhur më 9 qershor që kishin qëllimi të të qarta për kapjen e personave në listën e më të kërkuarve – mes tyre edhe Talo Çela.

Por, aksioni ishte përmbyllur vetëm me shoqërimin e pesë personave, mes të cilëve dallonte vetëm Kelmend Xhaferri.