Interi në telashe me Sançezin, kiliani kërkon kthimin në La Liga

Aleksis Sançez vazhdon të mbetet në skuadrën e Interit edhe pse zikaltërit po shpresojnë ta largojnë për të shpëtuar nga paga e tij e lartë.

Drejtuesit e Interit e kanë shumë të vështirë të gjejnë gjuhën e përbashkët me sulmuesin kilian për të ndërprerë kontratën. Zikaltërit duan ta largojnë atë njësojë siç bënë me patriotin e tij, Arturo Vidal. Drejtuesit e Interit i dhanë Vidal-it një shumë prej 4 milionë euro që të firmoste prishjen e kontratës.

Nga ana tjetër, Sançez nuk pranon asnjë shumë dhe ka bërë të qartë se do të largohej vetëm nëse do të kishte interes nga ndonjë klub i mirë nga ligat kryesore evropiane. Marsej ka shfaqur interes, por Sançez është duke ëndërruar një rikthim të pamundur te Barcelona.

The post Interi në telashe me Sançezin, kiliani kërkon kthimin në La Liga appeared first on Alsat.