Man. Junajted ka vazhduar me punë për të gjetur një zëvendësues të Kristiano Ronaldos, i cili është lidhur vazhdimisht me një largim nga “Old Trafford”, pasi kërkon të luajë në Ligën e Kampionëve.
Në këtë mënyrë drejtuesit e “Djajve të kuq”, kanë piketuar talentin e “Red Bull Salzburg”, Benjamin Sesko. Për sulmuesin e skuadrës austriake, Junajtedi duhet të mposht konkurencën e Njukasëllit, Bajern Munihut dhe Borusia Dortmundit.
Sesko, i cili vlerësohet me mbi 50 milionë euro, është një alternativë ndaj emrave të tjerë që kanë tingëlluar, si Entoni , të cilin Ten Hag e kishte te Ajaksi dhe Sasha Kalajxhiç nga Shtutgarti./abcnews.al