Mickoski nis “luftën” me opozitën shqiptare

-

Nisma për referendum e çon kreun e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski drejt “luftës” me opozitën. Mickoski, tha se pas mbështetjes së propozimit francez në Kuvend, ka dilema nëse partitë opozitare shqiptare janë vërtetë në opozitë. Ai madje u bëri thirrje që nëse duan të identifikohen si opozitë, të dalin me qëndrime që kritikojnë pushtetin.

“Unë nuk kam dëgjuar qëndrim të partive opozitare shqiptare, por pas mbështetjes së tyre ndaj asaj letre në Kuvend, kam dilema nëse në përgjithësi janë në opozitë, apo një variant rezervë për pushtetin. Unë tashmë kam dilema se ku përkasin ata. Për t’u identifikuar si parti opozitare, ata duhet të dalin në opinion me qëndrime me të cilat do ta kritikojnë pushtetin. Nëse i mbështesin qëndrimet e pushtetit, nuk e di se si mund ta shohin veten si opozitë”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Edhe përskaj faktit që në betejën për realizimin e referendumit VMRO-DPMNE ka mbetur e vetme, Mickoski shprehet i bindur se kundër mbajtjes së referendumit janë vetëm pushteti dhe instalimet e pushtetit që ndodhen tek opozita.

“Sa i përket debatit në opinion, ka një gjendje të çuditshme që më duhet ta konstatoj, e kjo është se kundërshtarët e këtij referendumi janë pushteti dhe ato instalime të pushtetit tek opozita. Kjo është një situatë e çuditshme që i bashkon instalimet e pushtetit që ndodhen në opozitë dhe mes popullit maqedonas dhe vetë pushtetin. Të gjithë të tjerët, një shumicë e madhe e qytetarëve pavarësisht përkatësisë etnike janë pro referendumit. Vetëm instalimet e pushtetit tek opozita dhe pushteti janë kundër referendumit”, shtoi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski tha se po vijojnë konsultimet me ekspertët dhe opinionin lidhur me modalitetin e referendumit, kohën e realizimit, mënyrën e dorëzimit të nismës dhe pyetjes me të cilën do t’u drejtohen qytetarëve. Kreu i VMRO-së përsëriti se deputetët e partisë së tij do të mbrojnë identitetin maqedonas.

Lajmet e fundit

Presidentja Osmani takon Zelenskyn: Askush më mirë se populli i Kosovës s’e kupton dhimbjen e luftën e Ukrainës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar në Moldavi me homologun ukrainas Volodymyr Zelenski, të cilit i ka shprehur...

E kryer: Benzema largohet nga Real Madridi pas 14 vitesh, pritet njoftimi zyrtar

Real Madrid's Karim Benzema controls the ball during the Champions League final soccer match between Liverpool and Real...

Grubi: Koncepti i ri i ndërtimit me Bechtel & Enka është garancë e realizimit cilësor dhe më të shpejtë të Korridoreve 8 dhe 10-D

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ishte i pranishëm sot në vendin prej ky fillon ndërtimi i Korridorit 8. Grubi përmes...

Kendall Jenner merr vëmendjen me fustanin provokues në kuvertën e jahtit në Kanë – Telegrafi

Kendall Jenner bëri një shfaqje mjaft provokuese në një postim të ri në InstaStory të mërkurën. Modelja 27-vjeçare, e...
- Advertisement -

Heqja e 20 përqindëshit nga Kushtetuta/ Grubi: Do të ndodh kur t’i vijë koha

Nënkryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi, sot ishte pjesëmarrës në fillimin e punimeve për ndërtimin e Korridorit 8,...

Rrustemi: Korridori 8 po ndërtohet me koncept të ri infrastrukturor, më shpejtë dhe me korrektësi maksimale

Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi deklaroi sot nga terreni punues për Korridorin 8 se në...