Ndarja e Gruevskit nga Borkica, vetëm fiktive, për të shpëtuar pasurinë!?

Gazetari kontravers, Vasko Eftov, hedh edhe një “bombë” për Gruevskin. Në emisionin e tij “Në qendër” ka hedhur dyshime për prapavinë e ndarjes së ishçkryeminsitrit Nikolla Greuvskinga gruaja e tij Borkica.

Eftov ka theksuar se ku shkurorëzim”mund të jetë edhe një plan për shpëtimin e një pjese të pasurisë, pasi që rrezikohet nga konfiskimi”.

“Gruevski po përpiqet të shpëtojë një pjesë të pasurisë së vjedhur, kështu që banesat, rrogat, kompanitë dhe llogaritë bankare po synon ti transferojë tek Borkica, sepse është i vetëdijshëm se nuk ka mundësi të shpëtojë nga vendimet e gjykatës për sekuestrimin e pronës dhe as nuk ka ndërmend të kthehet në vend pasi tashmë vendi ka nisur negociatat me BE-në. Shikoni kur u shpall divorci, në ditën e hapjes së negociatave me BE-në, një simbolikë më e fortë se kjo nuk ka”, ka nënvizuar Eftov Ditë më parë magazini politik “Fokus” shkruajti se bashkëshortja e dytë e Gruevskit, Borkica, përmes gjyqit ka nisur procedurë për shkurorëzim.