Rexhepi: Mickoski në Hungari për instruksione të reja, opozita shqiptare të mbushet mend!

Deputeti i pavarur në RMV, Kastriot Rexhepi ka komentuar shkuarjen e Hristijan Mickoskit në Hungari. Ky i fundit ka thënë se “koha është ilaç për çdo gjë” duke iu referuar opozitës shqiptare të cilët dëshironin të bënin qeveri të re me VMRO-në dhe Levicën!
“Paska shkuar të marë instruksione të reja Mickovski se dështoi deri më tani…
Partnerët shqiptarë që me entuziazëm të madh flisnin se duhet bërë qeveri me të dhe levicën tani po reterojnë këto ditë me deklarata. Uroj që mos jetë efekti i temperaturave të larta por të jenë mbushur me mënd dhe mos hynë në egzibicione në të ardhmen ashtu si në Nëntor 2021″, ka shkruar Rexhepi në rrjetin social Facebook.
“Tani parashtrohet pyetja kush kë tradhtoi me shumicën e re që deshën ta bëjnë. #kohailaçpërçdogjë“, është shprehur më tej deputeti.