Sveçla i përkujton viktimat që kishin humbur jetën në aksidentin me autobus në Kroaci

Në një vjetorin e aksidentit me autobus në Slavonski Brod të Kroacisë, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla i ka përkujtuar viktimat të cilët e kishin humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Në atë aksident e kishin humbur jetën dhjetë mërgimtarë me prejardhje nga Kosova dhe ishin lënduar edhe dhjetra të tjerë.

“Në një vjetorin e humbjes së tyre shpresoj që familjarët të jenë të fortë ndonëse dhimbja është e madhe. Po ashtu, gjej rastin të falënderoj nga zemra autoritetet kroate për reagimin e shpejtë, kujdesin por edhe për bashkëndjenjën që kanë pasur me ne”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ilustrim nga aksidenti ne Kroaci i vitit 2021, ku kishin mbetur të vdekur 10 persona

Ministri Sveçla, ka thënë se mërgata e “ka mbajtur vendin gjallë në kohë lufte e paqe. Andaj, humbja e mërgimtarëve tanë që po vinin në vendlindje është plagë e madhe jo vetëm e familjeve por e të gjithë neve”.

Në fund ai iu ka bërë thirrje të gjithë mërgimtarëve që e vizitojnë Kosovën këto ditë të kenë kujdes.