1 mijë e 187 raste me COVID-19 të martën në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të martën ka informuar se nga 3 mijë e 22 testime, 1 mijë e 187 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast të vdekjes.

Të martën janë shëruar 613 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 233 mijë e 448.

Ndërsa, në total numri i rasteve aktive është 9 mijë e 820.

Postimi i Ministrisë së Shëndetësisë për gjendjen aktuale me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit janë dhënë 185 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Që nga fillimi i vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë një milion e 833 mijë e 738 doza të vaksinës.

Deri më sot, 824 mijë e 123 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërsa, doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë 104 mijë e 442.