Kros: Kush na njeh, e di se do të luftojmë për 6 trofe

Mesfushori i Real Madridit, Toni Krs ka folur për fazën përgatitore të Real Madridit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjermani shprehet se skuadra e Real Madridit po bën maksimumin në fazën përgatitore për të qenë sa më mirë në ndeshjen e 10 gushtit. Kros ka premtuar se ‘Los Blancos’ do të jenë në luftë për gjashtë trofetë.

“Ne po përmirësohemi çdo ditë. Ne po punojmë shumë për sezonin. Tani duhet të kapim ritmin dhe dinamikën e ndeshjeve për të qenë gati më 10 gusht, kur luajmë titullin e pare. Të gjitha ata që na njohin e dinë se do të luftojmë për gjashtë titujt”, tha mes tjerash mesfushori gjerman.

Më 10 gusht, Real Madrid luan për Superkupën e Evropës, përballë skuadrës së Aintraht Frankfurtit.