Zjarre aktive ka në Tetovë dhe Strumicë

Dy zjarre janë aktive në vend, ndërmjet fshatrave të Strumicës, Trebiçino dhe Vasilevë dhe në Tetovë, ku digjet deponia. Ekipet e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve – Tetovë (NJTZ) janë në terren, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bën të ditur se zjarri në Strumicë është në terren të paarritshëm, shkëmbor dhe kodrinor.

“Zjarri ka filluar dje në orët e vona të pasdites, ndërsa gjatë gjithë ditës së djeshme dhe deri në orët e vona të natës është shuar në mënyrë aktive nga NJZT Strumicë dhe organizata pyjore “Belasica”. Në orën 5 të mëngjesit ekipet janë sërish në terren, po punojnë dhe pritet që zjarri të shuhet gjatë ditës”, njofton QMK.