Klubi i njohur francez i shpëtoi rënies në kategorinë e tretë

Skuadra e njohur franceze, Bordo sezonin e ardhshëm nuk do të luajë në divizionin e tretë, por në Ligue 2. “Les Girondins” e mbyllin në vendin e fundit sezonin në Ligue 1, pra duke rënë nga elita, por për shkak të problemeve ekonomike ishte ndëshkuar në muajin qershor me rënien në Divizionin e Tretë.

Megjithatë, presidenti Xherard Lopez, përmes shitjeve të disa lojtarëve dhe sigurimit të kapitalit të ri arriti të bindte Federatën Franceze të Futbollit për stabilitetin ekonomik.

Revokimi i rënies nga kategoria u prit me gëzim të madh nga presidenti, i cili vendosi t’u paguajë biletën të gjithë tifozëve të pranishëm në ndeshjen debutuese të Ligue 2 kundër Valenciennes, këtë të shtunë.