Lebron dhe Dejvis, kërkojnë largimin e Uestbrukut

Los Anxhelos Lejkers duan ta largojnë Rasell Uestbrukun për të shtuar një tjetër yll në skuadër dhe LeBron Xhejms dhe Entoni Dejvis, duket se janë dakord.

Sipas “Yahoo Sports”, ‘Treshja e Madhe’ aktuale e LA Lejkers, nuk do të luajë së bashku sezonin e ardhshëm. Kjo pasi LA Lakers do të ndahen me Uestbrukun dhe do të përpiqen të marrin Kajrie Irvingun në vend të tij.

Sipas “Los Angeles Times”, marrëdhëniet midis Lejkersit dhe Uestbrukut kanë qenë të tensionuara në sezonin e fundit. Gjithmonë sipas mediave edhe LeBron dhe Dejvis, do të donin ta largonin Uestbrukun nga skuadra. Yjet më të mëdhenj të Lejkersit kanë bërë presion te klubi që ai të shkëmbehet me yllin e Bruklin Nets, Kajrie Irving.