Napoli konfirmon mbrojtësin e ri nga Korea e Jugut

Pas largimit të Kalidou Koulibali, i cili iu bashkua së fundmi Çellsit, skuadra e Napolit e ka gjetur menjëherë zëvendësimin e mbrojtësit senegalez. Napoli para pak çastesh e ka konfirmuar që ka siguruar transferimin e mbrojtësit të Fenerbahçes, Kim Min Jae.

Tani kemi mësuar edhe partnerin e ri të yllit kosovar, Amir Rrahmani, i cili do ta formojë dyshen e mbrojtjes me Minjae, për sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi nga Korea e Jugut, sezonin që lamë pas arriti të regjistrojë 31 paraqitje në të gjitha garat për Fenerbahçen, duke regjistruar një gol mbi emrin e tij.