Një grua pesëdhjetëvjeçare nga Tetova ka denoncuar se është përballur me sulm dhe kafshim. Një grupa pesëdhjetëvjeçare nga Tetova ka denoncuar se është përballur me një sulm dhe kafshim. Ajo dje në mesditë ka denoncuar në SPB Tetovë se në rrugën “Ilindenska” në Tetovë është kafshuar nga një qen endacak.
Ky sulm vjen, disa ditë pasi filloi trajtimi më intensiv dhe përballja me qentë endacakë në Tetovë. organizata Amos Pet e cila u përzgjodh në tender publikoi se nga e shtuna ka filluar strehimi i qenve të qytetit të Tetovës, pas dy muajsh proces i hartimit dhe targetimit të tufave në qytet.
“Fatkeqësisht, shumë prej tyre u desh të kapen me qetësues (të administruar nga një veteriner i licencuar), arsyeja se këta qen janë pjesë e një grupi të egër dhe të madh qensh endacakë dhe territorialë që janë bërë rrezik për veten dhe të gjithë rreth tyre. Amos filloi një proces të gjatë dhe të mundimshëm të rehabilitimit të këtyre qenve, ku një bihejviorist i huaj (një person që punon në ndryshimin e sjelljes së qenve) do të përfshihet në vlerësimin e tyre dhe punën me ta”, informoi organizata.
Pasi i trajton këto kafshë si të gatshme, të shëndetshme dhe që konsiderohen të përshtatshme për përkujdes, organizata ofron një shtëpi.