De Jong, refuzon edhe dy ofertat e fundit nga Barcelona

-

E ardhmja e Frenkie de Jong te Barcelona vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në afatin kalimtar të kësaj vere. 25-vjeçari ka qenë objektivi kryesor i Man. Junajted, i cili tashmë ka një marrëveshje prej 85 milionë eurosh me Barçën për një transferim.

Sidoqoftë, De Jong ka qenë jashtëzakonisht ngurrues për t’u larguar nga klubi dhe nuk ka fare synime të bashkohet me “Djajtë e Kuq”, duke çuar kështu në një ngecje të marrëveshjes. Por, Barcelona synon të shesë De Jong pasi është e varur nga ai dhe bashkatdhetari i tij, Memfis Depaj, largimi i të cilëve do të regjistronte me sukses blerjet e tyre të reja këtë verë.

Për këtë qëllim, presidenti Joan Laporta zhvilloi një takim me De Jong derisa skuadra është në Amerikë për turneun parasezonal. Besohet se Laporta i shpjegoi De Jongut natyrën delikate të situatës dhe i paraqiti atij dy opsione, ose të pranojë ofertën në tavolinë dhe të largohet nga Barça ose të pranojë një ulje rroge për të respektuar shkallën e re të pagave të klubit.

Megjithatë, takimi nuk e ka ndryshuar qëndrimin e mesfushorit holandez. De Jong mbetet i palëkundur në vendimin e tij për të qëndruar në “Camp Nou” dhe nuk mendon për një largim nga klubi. Në të njëjtën kohë, agjentët e tij nuk janë të gatshëm të diskutojnë ndonjë ulje pagash dhe pasi lojtari dëshiron të vazhdojë kontratën e tij aktuale, pasi ka rënë dakord tashmë për një ulje rroge në të kaluarën e afërt.

Lajmet e fundit

Presidentja Osmani takon Zelenskyn: Askush më mirë se populli i Kosovës s’e kupton dhimbjen e luftën e Ukrainës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar në Moldavi me homologun ukrainas Volodymyr Zelenski, të cilit i ka shprehur...

E kryer: Benzema largohet nga Real Madridi pas 14 vitesh, pritet njoftimi zyrtar

Real Madrid's Karim Benzema controls the ball during the Champions League final soccer match between Liverpool and Real...

Grubi: Koncepti i ri i ndërtimit me Bechtel & Enka është garancë e realizimit cilësor dhe më të shpejtë të Korridoreve 8 dhe 10-D

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ishte i pranishëm sot në vendin prej ky fillon ndërtimi i Korridorit 8. Grubi përmes...

Kendall Jenner merr vëmendjen me fustanin provokues në kuvertën e jahtit në Kanë – Telegrafi

Kendall Jenner bëri një shfaqje mjaft provokuese në një postim të ri në InstaStory të mërkurën. Modelja 27-vjeçare, e...
- Advertisement -

Heqja e 20 përqindëshit nga Kushtetuta/ Grubi: Do të ndodh kur t’i vijë koha

Nënkryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi, sot ishte pjesëmarrës në fillimin e punimeve për ndërtimin e Korridorit 8,...

Rrustemi: Korridori 8 po ndërtohet me koncept të ri infrastrukturor, më shpejtë dhe me korrektësi maksimale

Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi deklaroi sot nga terreni punues për Korridorin 8 se në...