Skuadra e Dritës sonte do të zhvillojë ndeshjen e kthimit në kuadër të kualifikueseve për Ligën e Konferencës.
‘Intelektualët’ luajnë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, kundër skuadrës belge Antverp, për të përcaktuar skuadrën që shkon tutje në garat evropiane.
Drita regjistroi një paraqitje të mirë në përballjen e parë me skuadrën e Antverpenit, duke luajtur baras pa gola.
Tani, përmes ndeshjes para tifozëve të saj, Drita synon të bëjë befasinë dhe të shkoj në raundin e radhës. Ndeshja mes Dritës dhe Antverpenit, do të nis në orën 20:00.