Kovaçevski: Ideja për referendum është për nevoja të VMRO

-

Kryeministri Dimitar Kovaçevski konsideron se çështja e referendumit që e hap opozita është vetëm për përdorim të tyre brenda-partiak dhe se politika të cilën e udhëheqin, siç tha, mbrojtje të interesave të vendeve të treta është gjëja më humbëse që mund t’u bëhet qytetarëve.

“Kuvendi solli vendim që ky shtet të vazhdojë në rrugën e integrimit evropian. Në atë vendim morën pjesë deputetë të partive politike që përfaqësojnë një gamë të gjerë të qytetarëve në vend, pa dallim përkatësie politike, etnike apo fetare. Ky vend do të shkojë në rrugën e integrimeve evropiane dhe çfarëdo që të bëni nuk do ta ktheni majtas e aq më pak djathtas në lindje”, tha Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së deputetit të VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski.

Lidhur me çështjen që lidhet me propozimin francez, ai theksoi se pas pranimit të tij u bë e qartë se vendi mbajti konferencën e parë ndërqeveritare, së dyti se gjuha maqedonase është e pastër në kornizën e negociatave dhe se për këtë arsye të gjithë 68 deputetët që ngritën duart “për si dhe se kanë rënë në ujë të gjitha të pavërtetat të cilat i ka përhapur opozoita.

Ai u tha deputetëve të opozitës se duhet të kenë turp për atë që bënë në seancën plenare ku u votuan konkluzionet për kornizën e negociatave të Bashkimit Evropian dhe se ata gjithmonë ikin në momente kyçe dhe nuk votojnë për çështje strategjike për shtetin.

“Nëse ndonjë parti ishte kundër anëtarësimit në NATO, ajo ishte partia juaj, nëse dikush ishte kundër zbutjes së marrëdhënieve ndëretnike, ajo ishte partia juaj, nëse dikush ishte kundër anëtarësimit në BE, ajo ishte partia juaj”, theksoi Kovaçevski, duke shtuar se. vendi do të vazhdojë në rrugën evropiane pa marrë parasysh veprimet e VMRO-DPMNE-së”, tha kryeministri Kovaçevski.

Lidhur me referendumin për të cilin angazhohet partia, deputeti Stojanovski theksoi se ideja e presidentit Stevo Pendarovski se si duhet të formulohet pyetja është bazë e mirë që të formohet pyetje konsensuale dhe të gjithë të përballen me popullin dhe mendimin e tij.

Lajmet e fundit

Përplasen dy trena në Indi, raportohet për shumë viktima

Shumë njerëz dyshohet se kanë vdekur në Indinë lindore pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat pas një përplasjeje...

Klubet me vlerën më të lartë në botë, kush mban kreun?!

Në këtë sezon nuk fitoi asnjë trofe, por Real Madrid ka se për çfarë të krenohet. “Los Blancos” janë...

Florim Asani nga gjenerata U18 e Shkëndijës po dëshmon talentët e rinjë të sportit që i ka Tetova

Mesfushori i fundit Florim Asani nga Tetova i cili për momentin po luan në gjeneratën U18 të klubit të...

Dashuri dhe festë për të voglin e yllit Liza

Dihet tashmë se ajo është një yll i muzikës atje ku jetoj por jo vetëm, por edhe një zonjë...
- Advertisement -

Edi Rama për Ali Ahmetin dhe babanë e Hashim Thaçit: Burra!

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka komentuar vizitën e sotme të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në...

Kryeparlamentari Xhaferi në Vilnus takoi nënkryetaren e parë të Asamblesë nacionale franceze, Valeri Rabo

Kryetari Xhaferi sot, në margjinat e takimit në nivel të lartë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të...