Bashkëngjitur me emrat e kandidatëve të Lëvizjes Besa për zgjedhjet e këshillit që pritet të mbahen më 20 gusht, në rrjetet sociale janë shpërndarë edhe lista me premtimet, synimet e kësaj liste.
Ajo që bije në sy është se partia e Kasamit përpos se ka propozuar bartësin e njëjtë, ka propozuar edhe premtimet e njëjta me të cilat garoi në zgjedhjet e kaluara e të cilat po dështon ti realizojë, raporton indeks.mk
Mashtrimi i parë është është “TRANSPARENCA”.
Në zgjedhjet e kaluara, po edhe në zgjedhjet që pritet të mbahen lista e lëvizjes Besa premton transparencë të plotë dhe thirret në të duke tentuar ti mashtrojë tetovarët të cilët njëherë u besuan.
Pse mashtrim….? Është pikërisht, kreu i kësaj komune po edhe i partisë, Bilall Kasami ai që komunën e ka kthyer në një shtëpi të dytë për militantët e Besës duke i punësuar ata dhe duke mos u publikuar emrat edhe pse disa herë ju kërkua nga mediat. Kasami vazhdon të fsheh listat dhe të shkelë premtimin për transparecë dhe publikim të emrave të të punësuarve edhe pse një gjë të tillë u premtoi qytetarëve në zgjedhjet e kaluara, njofton indeks.mk
Mashtrimi tjetër është “TRAJTIM I QENVE NË VENDE TË POSATSHME”.
Pse mashtrim…? Sikurse transparencën, edhe premtimin për trajtimin e qenve endacak lista e Lëvizjes Besa dhe kryetari Kasami ua kishin dhënë tetovarëve në zgjedhjet e kaluara dhe të njëjtin premtim të cilin kanë dështuar ta realizojnë për një vit tashmë po ua përsërisin qytetarëve edhe për zgjedhjet e 20 gushtit. Në vend të trajtimit, Kasami dhe Durmishi e kthyen Tetovën nga kryeqendër në qytet të mbushur me qen endacak për një vit sa qeverisin me Komunën.
Mashtrimi i tretë është “PUNËSIME SIPAS MERITËS”.
Pse mashtrim…? Ashtu siç e cekëm edhe në pikën e parë, kreu i Lëvizjes Besa Komunën e Tetovës e ka kthyer në një shtëpi të dytë për militantët dhe mbështetësit e Lëvizjes Besa dhe e njëjta nuk I përngjan një institucioni i cili punëon qytetarët e atij vendi sipas meritave. Edhe pse premtojnë punësime të tilla, e vërteta qëndron krejt ndryshe. Për tu punësuar dhe mbrojtur e paguar nga ana e Komunës së Tetovës dhe Bilall Kasamit duhet të jeshë me patjetër, anëtarë dhe mbështetës e votues i Lëvizjes Besa dhe assesi nuk duhet të kundërshtosh politikat e gabuara të kryetarit dhe kryesisë./indeks.mk/