Kreut të “Levicës” pro-ruse, Dimitar Apasiev vazhdojnë t’i pengojnë punët e mira që Bashkimi Demokratik për Integrim bën për shqiptarët në RMV, raporton indeks.mk
Ai së fundmi ka lëshuar një reagim të ashpër duke hedhur vrerë të pamatur kundër zgjërimit të Universitetit “Nënë Tereza” për të cilin dje deputetët votuan për që të njëjtit t’i shtohen edhe tre fakultete tjera.
Apasiev i cili së fundmi po bashkëkordinohet me Besën dhe ASH-në ka ofenduar studentët shqiptarë duke i quajtur analfabet dhe ka shtuar se ky vendim në Kuvend kaloi me shpejtësinë e dritës, njofton indeks.mk
“Me shpejtësinë e dritës BDI-ja dhe SDS-ja “kontrabanduan” një ndryshim ligjor me të cilin i mundësuan Universitetit “Nënë Tereza” t’i tubojë kuadrot e veta të cilët janë analfabet dhe të paarsimuar të cilët nesër do të udhëheqin me shtetin tonë”, ka shkruar Apasiev./indeks.mk/