Portet ukrainase në Detin e Zi rifillojnë punën

-

Ndërsa në portet ukrainase në Detin e Zi nisën përgatitjet për eksportin e drithërave, Rusia paralajmëron për dështimin e marrëveshjes.

Portet e Odesës, Hornomorskut dhe Pivdenit, të destinuara për eksportet e drithërave rifilluan nga puna, njoftoi Marina e Ukrainës. Por anijet e transportit janë ende në pritje deri sa të përcaktohen itineraret e sigurta për lundrim.

Ndërkohë në qytetin turk të Stambollit është hapur një qendër për kontrollin e eksporteve të drithërave të Ukrainës përmes Detit të Zi. Turqia beson se qendra do të japë një kontribut të rëndësishëm për tejkalimin e krizës ushqimore, tha ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, në ceremoninë e hapjes.

Kontroll i anijeve në Bosfor

Anijet e ngarkuara me drithëra që do të largohen nga portet e Ukrainës përmes Detit të Zi do të kontrollohen në Ngushticën e Bosforit, si kur hyjnë dhe edhe kur dalin nga Deti i Zi, për t’u siguruar që nuk kanë të ngarkuara armë ose objekte të ngjashme.

Qendra e koordinimit do t’i regjistrojë anijet tregtare dhe do të gjurmojë ndër të tjera lëvizjet e tyre nëpërmjet satelitit, tha Akar.

Qendra e koordinimit është pjesë e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia të premten në Stamboll për heqjen e bllokadës së porteve të Ukrainës. Sipas Akarit në Ukrainë ka rreth 25 milionë tonë drithëra që presin të eksportohen.

Rusia paralajmëron për dështimin e marrëveshjes së drithërave

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Andrei Rudenko, kërkoi në Moskë që eksportet e drithërave nga Ukraina dhe Rusia të fillojnë njëkohësisht dhe që pengesat për eksportin e drithërave nga Rusia të hiqen shpejt.

Rudenko tha për agjencinë e lajmeve Interfax: “Ne gjithmonë shpresojmë për më të mirën dhe besojmë se partnerët tanë do t’i zbatojnë të dy komponentët e marrëveshjes, që kanë të bëjnë me eksportet e drithërave nga Ukraina dhe heqjen e kufizimeve për eksportet ruse të drithërave në tërësi”.

Para marrëveshjes Rusia kishte deklaruar qartë se do t’i jepte fund bllokadës së porteve ukrainase në Detin të Zi, vetëm kundrejt lehtësimit të sanksioneve perëndimore kundër saj./DW

Lajmet e fundit

Canelo Alvarez mposht Jermell Charlo, ruan titujt e super kampionit

Saul “Canelo” Alvarez  mundi Jermell “Iron Man” Charlo me vendim unanim të gjyqtarëve të dielën pas mesnate në T-Mobile...

Kasami i bashkohet VMRO-së: Nuk i votojmë Ndryshimet kushtetuese

I pyetur për ndryshimet kushtetuese dhe pse Lëvizja Besa nuk ka marrë pjesë me kandidatin e saj në Grupin...

Ish-bashkëshorti që vrau gruan, vret edhe veten

il femminicidio di Castelfiorentino, nel riquadro la donna uccisa e il marito, maggiore indiziato dell'omicidioNjë 40-vjeçar shqiptar që...

Fifi rrëqeth publikun me recitimin e Marshit të UÇK-së në emision: Situata ishte e rëndë për mua, pasi kam familjarë në Mitrovicë – Telegrafi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë e ftuar të shtunën në emisionin “Më lër...
- Advertisement -

Balotelli godet Mourinho-n: Ndonjëherë ai duhet të marrë përgjegjësi si burrë

Mario Balotelli, ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Manchester City-t e shumë skuadrave të tjera, ka folur së fundmi për nisjen...

Medvedev: Rusia mund të aneksojë më shumë territore

Dmitry Medvedev  ka shënuar përvjetorin e Rusisë që pretendon katër territore ukrainase duke sugjeruar se Moska mund të aneksojë...