Ritchie Torres, kongresmeni amerikan ka reaguar në Twitter ku e ka përgëzuar Kosovën për marrëveshjen me MCC-në.
Tutje, k Torres ka treguar se MCC, është themeluar nga Kongresi Amerikan. Ndërsa Kosova ka përfituar grant nga MCC-ja në vlerë prej 202 milionë dollarësh, për energji.
“Urime Kosovës për sigurimin e një granti prej 202 milionë dollarësh nga MCC, themeluar nga Kongresi. Investimi amerikan është një votë besimi për të ardhmen e Kosovës si një demokraci e pavarur dhe e gjallë”, ka shkruar Torres në Twitter.
Të mërkurën e 27 korrikut është nënshkruar marrëveshja në Uashington nga ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli, dhe drejtoresha ekzekutive e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.
Vlera e përgjithshme e Programit Kompakt është 236.7 milionë dollarë dhe përqendrohet në projekte të energjisë.