Komisioni për çështje historike do punojë sipas parimeve, Stojçevska-Kostadinovska: Historia nuk do jetë burg

Komisioni historik për çështje historike dhe arsimore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë do të punojë sipas parimeve dhe rregullave të veta. Bashkëkryetari i palës maqedonase të Komisionit, Dragi Gjorgiev, mbrëmë deklaroi se puna e tyre është që të punojnë duke iu përmbajtur parimeve që i janë përmbajtur deri më tani, që janë parimet shkencore akademike dhe respekti i ndërsjellë. Ministrja e Kulturës Bisera Stojçevska Kostadinovska, nga ana tjetër, dje deklaroi se historia nuk duhet të jetë më burg për ne, por mësim, si dhe që Ministria e Kulturës nuk do të censurojë asgjë në asnjë moment.

Derisa, Gjorgiev, bashkëkryetar i palës së Maqedonisë në Komisionit e përbashkët maqedonaso-bullgar për çështje historike dhe arsimore, deklaroi dje se nuk ndjen presion të madh nga Protokolli i nënshkruar me Bullgarinë, duke potencuar se afatet i vendosin politikanët, derisa Komisioni e ka rutinën e vet, rregullat dhe parimet.

“Protokolli për Komisionin nuk ndonjë, do të thoja, rëndësi të madhe, pasi Komisioni edhe deri më tani ka punuar në mënyrë optimale ashtu siç kanë vlerësuar anëtarët e Komisionit se duhet të punojmë. Protokolli është një dokument politik midis dy qeverive për atë se si qeveritë, ajo maqedonase dhe bullgare, shohin mbi përmirësimin e marrëdhënieve midis dy shteteve. Në këto marrëdhënie një segment është edhe komisioni ynë dhe ky komision funksionon tashmë katër vite dhe funksionon sipas një ritmi”, tha Gjorgiev dje në emisionin “Top tema” në TV Tellma.

Ai theksoi se Komisioni e ka rutinën e vet dhe se punë e tyre është të punojnë duke i respektuar parimet të cilat i kanë respektuar deri më tani ndërsa ato janë parime shkencore akademike dhe respektimi midis tyre.

Lidhur me atë se protokolli vjen në kontekst midis dy shteteve, ku janë vendosur pritshmëri më të mëdha, afate, Gjorgiev tha se mbase tani investimi është më i madh dhe kushtet më ndryshe.

“Konteksti është tjetër, keni të drejtë. Ndoshta rreziku është më i lartë tani, kushtet janë më ndryshe, protokolli ka krijuar një polarizim në shoqërinë maqedonase dhe e gjithë kjo e bën qëndrimin e Komisionit të ndryshëm. Shumë më e ndjeshme, në fokus shumë më të madh, do të jetë puna e Komisionit, por nëse ju kujtohet se përmendët protokollin e parë dhe në atë protokoll edhe me retorikë shumë më të ashpër, me retorikë më komanduese nga disa politikanë, politikanëve bullgarë iu tha të përfundonin atë, deri atëherë ta përfundonin atë. Po e përsëris, kjo është logjika e politikës”, tha Gjorgiev.

Sipas tij, këto afate politikanët do t’i vendosin gjithmonë, megjithatë, tha, Komisioni e ka rutinën e vet, ka rregulla të punës, ka principe të punës dhe jo gjithmonë këto parime përputhen me parimet dhe idetë e politikanëve.

Bashkëkryesuesi nga pala maqedonase në Komisionin e përbashkët maqedono-bullgar për çështje historike dhe arsimore, Dragi Gjorgiev është optimist se më shpejtë do të arrihet pajtueshmëri mes historianëve bullgarë dhe maqedonas për periudhën e Luftës së Dytë Botërore.

Ai dje në emisionin “Top Tema” në Tv Telma, megjithatë pret debat të ashpër mes historianëve të të dyja vendeve për fundin e shekullit të 19-të dhe fillimin e shekullit të 20-të.

“Konsideroj se këtu është më e qartë situata, kam frikë se nëse zgjat puna e Komisionit në vitet e ardhshme, fundi i shekullit të 19-të, fillimi i shekullit të 20-të, do të jetë shumë problematik. Periudha e Luftës së Dytë Botërore është shumë e qartë, nuk ka pse të debatojmë. Ka dokumente nga arkivat bullgare, nga qeveria bullgare se po përgatiten për të kryer okupimin e Maqedonisë. Sinqerisht këtu nuk pres ndonjë debat më të madh dhe zvarritje, pasi ne jemi këtu në terren shumë më të sigurt, ekziston një mori dokumentesh për luftën tonë në Luftën e Dytë Botërore, për idetë për të cilat luftojnë maqedonasit. Këtu jam përafërsisht optimist i madh se do të mund më lehtë të merremi vesh”, tha Gjorgiev.

Sipas tij, sulmet dhe deklaratat nga ana e kolegëve historianë nga vendi krijuan një atmosferë jo të këndshme ndaj punës së Komisionit, veçanërisht, thotë ai, “tek opinioni që nuk është drejtpërdrejtë i njohur me punën e Komisionit”.

“Nuk e di me çfarë ka të bëjë kjo, asnjëherë ata kolegë nuk kanë ardhur të pyesin se për çfarë po bisedojmë, cilat janë qëllimet tona, cilat janë idetë tona për rekomandimet. Shkrimet e tyre më shpesh janë deklarata dhe jo nga ana e politikanëve maqedonas, por atyre bullgarë. Nëse dikush në Bullgari deklaron ajo është e vërtetë absolute dhe ata e marrin këtë si bazë për shkrimet e tyre”, thotë Gjorgiev.

Ai thekson se i tillë ka qenë rasti edhe me publikimin e protokollit të dytë nga Bullgaria.

“Njëzet herë në pjesën për punën e Komisionit historik përdoret termi ‘të dyja palët’, pra ka 99 për qind reciprocitet në punën e Komisionit, thotë bashkëkryesuesi Gjorgiev.

Ndërsa, ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska nga foltorja e Kuvendit, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, deklaroi se në asnjë moment nuk duhet të censurohet asgjë.

“Ndaloni me interpretimin e lirë të marrëveshjeve ndërkombëtare, bashkëpunimi me Bullgarinë ka kohë që është aktiv dhe nuk është diçka e re, ujin e ngrohtë nuk e kemi shpikur por duhet të shkojmë në Evropë. Historia nuk duhet të jetë më burg për ne, por mësim”, deklaroi dje ministrja e Kulturës.

Kostadinovska-Stojçevska thekson se Ministria e Kulturës në asnjë moment nuk do të censurojë asgjë.

Ky vend duhet të ndërtojë bashkëjetesë, ndërsa historia është ajo që është dhe nuk duhet të interpretohet si gjuhë urrejtjeje, nënvizoi ministrja.

“Ju bëni interpretime të lira të Marrëveshjes së miqësisë. Ministria e Kulturës nuk do të censurojë në asnjë moment, të gjithë kanë të drejtën e krijimtarisë. Ne sponsorizojmë artin dhe krijimtarinë e një kategorie shumë më të lartë qytetarësh dhe shpresoj se ju nuk do ta interpretoni kështu këtë Marrëveshje së miqësisë. Bashkëpunimi me Bullgarinë ekziston prej kohësh, ne nuk kemi shpikur ujin e ngrohtë, por duhet të shkojmë në Evropë, të ndërtojmë bashkëjetesën. Mos i shtrembëroni përpjekjet që janë bërë, se Ministria do të censurojë dhe se do të vendosë kufij”, theksoi Kostadinovska-Stojçevska.