Momenti kur një ekran gjigant shkëputet dhe bie në skenë, ndërsa zë dy kërcimtarë të grupit “Mirror”

-


Një seri koncertesh nga grupi i djemve nga Hong Kongu, “Mirror”, u anuluan pas një ngjarje të rëndë që ndodhi të enjten mbrëma, në të cilën dy performues u lënduan nga një ekran gjigant që ra nga tavani në skenë.

Incidenti i jashtëzakonshëm është kapur nëpër disa video dhe pamjet janë bërë tashmë virale.

Dy të lënduarit ishin kërcimtarë të grupit 12 anëtarësh të “Mirror”, të cilët po merrnin pjesë në një seri koncertesh të quajtur “MIRROR.WEARE” në Coliseum.

Foto: Twitter

Seria e koncerteve, e cila filloi më 25 korrik, supozohej të kishte gjithsej 12 shfaqje deri më 5 gusht.

Aksidenti ndodhi gjatë një shfaqjeje në grup, kur një ekran gjigant LED i varur mbi skenë u rrëzua dhe goditi dy kërcimtarë që qëndronin direkt poshtë.

Ata u rrëzuan në tokë dhe dukej se ishin pa ndjenja, ndërsa pjesa tjetër e ekipit mbeti e shtangur.

Foto: Twitter

Dy interpretuesit u dërguan me urgjencë në spital. Njëri thuhet se pësoi një lëndim në kokë, por ishte në gjendje stabile, tjetri ka marrë një lëndim në qafë dhe raportohet se është në gjendje të rëndë.

Koncerti u ndërpre menjëherë dhe audiencës iu kërkua të largohej nga vendi i ngjarjes, por u tha se mund të ruanin biletat e tyre deri në njoftimin e dytë.

Shumë nga ata që ishin dëshmitarë të aksidentit live në koncert, ose që panë videon që qarkullonte në rrjetet sociale, raportuan se ishin të shqetësuar emocionalisht nga incidenti.

Aksidenti ka shkaktuar zemërim publik, me fansat dhe të brendshmit e industrisë që dënojnë organizatorët e koncertit për moslejimin e kohës së mjaftueshme për një kontroll dhe provë në terren, dhe për shpërfilljen e sigurisë së interpretuesve.

Qeveria e Hong Kongut ka pezulluar koncertet e mëtejshme në vend derisa dizajni i skenës dhe strukturat mekanike të jenë të sigurta. /Telegrafi/

Foto: Twitter

Lajmet e fundit

Përplasen dy trena në Indi, raportohet për shumë viktima

Shumë njerëz dyshohet se kanë vdekur në Indinë lindore pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat pas një përplasjeje...

Klubet me vlerën më të lartë në botë, kush mban kreun?!

Në këtë sezon nuk fitoi asnjë trofe, por Real Madrid ka se për çfarë të krenohet. “Los Blancos” janë...

Florim Asani nga gjenerata U18 e Shkëndijës po dëshmon talentët e rinjë të sportit që i ka Tetova

Mesfushori i fundit Florim Asani nga Tetova i cili për momentin po luan në gjeneratën U18 të klubit të...

Dashuri dhe festë për të voglin e yllit Liza

Dihet tashmë se ajo është një yll i muzikës atje ku jetoj por jo vetëm, por edhe një zonjë...
- Advertisement -

Edi Rama për Ali Ahmetin dhe babanë e Hashim Thaçit: Burra!

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka komentuar vizitën e sotme të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në...

Kryeparlamentari Xhaferi në Vilnus takoi nënkryetaren e parë të Asamblesë nacionale franceze, Valeri Rabo

Kryetari Xhaferi sot, në margjinat e takimit në nivel të lartë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të...