Ziadin Selën nuk e do vendlindja? Nuk e themi ne por ajo shihet edhe nëpër takimet që po mbanë ai jo vetëm me qytetarët e Strugës por edhe me diasporën që tashmë vijnë për pushime.
Humbjet e tij në komunën e Strugës po dëshmojnë qartë se Sela ka humbur primatin e politikanit të preferuar mes shqiptarëve.
Takimi i sotëm i Ziadin Selës me diasporën shqiptare lë për të dëshiruar shumë pasiqë ishte kulmi i së keqes.
Një kryetar partie që pretendon se drejton opozitën shqiptare të mbledhë në takim vetëm 20 persona dhe prej atyre vetëm 3 nga Struga, është një debakël shumë i madh për atë si kryetar partie por edhe si ish kryetar i Strugës duke treguar kështu popullaritetin e tij.