Del foto/ Ky është foto e çiftit Jetlira Elezi dhe Ramiz Bici. Gruaja u masakrua në mesnatë me thikë nga bashkëjetuesi i saj

-

Një krim i rëndë ka ndodhur në lagjen Skënderbej në Elbasan.

Ramiz Mici 37 vjeç, masakroi me thikë bashkëjeteusen e tij Jetlira Elezi 37 vjeçe.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01.30 pas mesnate.

Çifti kishin disa kohë që bashkëjetonin pasi të dy vinin nga divorce bashkëshortore. Nga martesat e para ata kishin edhe fëmijë. Ata kishin marrë një apartament me qira në lagjen Skëndërbej dhe punonin ku të mundnin. Jetlira në një fast food dhe Ramizi merrej me gipse në ndërtim.

Por duket se edhe mes tyre nuk funksionoi dhe kishin lindur sherret.

Pronarët e banesës tregojnë se tre ditë më parë aty kishte ardhur policia që kishte shoqëruar 37 vjecarin për dhunë. Që nga ai moment ata nuk jetonin më bashkë. Burri jetonte në katin e parë ndërsa gruaja në katin bodrum.

Pronari i banesës Xhaferr Zdrava tregon me detaje ngjarjen e rëndë dhe sesi e gjeti të mbuluar nga gjaku. Ai thotë se ka parë momentin e fundit kur autori u largua nga shtëpia.

Ndërsa e zonja e shtëpisë Leme Zdrava thotë se vec eposodit të para tre ditësh nuk kishin konstatuar probleme dhe zënka. Sipas saj mardhenia e tyre me ciftin ishte e ftohtë.

Burime nga Prokuroria e Elbasanit sqarojnë se gruaja nuk ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje ndërsa kishte bërë vetëm një kërkesë. Sot Jetlira do largohej nga banesa. Të dy ishin të divorcuar dhe kishin nga dy fëmijë nga martesat e mëparshme. Jetlira mbante një nga fëmijët e saj, ndërsa fëmijët e Ramisit mbahen nga ish e shoqja. Vajza e viktimës fatmirësisht nuk ka qënë në banesë kur ka ndodhur ngjarja pasi ndodhej te babai.

Autori ishte nga fshati Selitë në Mollas, ndërsa viktima nga një fshat i Belshit.

Shkaku i mosmarrveshjeve në çift dyshohet të jetë xhelozia.

Policia ndërkohë është vënë në ndjekje të autorit, ndërsa po vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Lajmet e fundit

Grubi: Koncepti i ri i ndërtimit me Bechtel & Enka është garancë e realizimit cilësor dhe më të shpejtë të Korridoreve 8 dhe 10-D

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ishte i pranishëm sot në vendin prej ky fillon ndërtimi i Korridorit 8. Grubi përmes...

Kendall Jenner merr vëmendjen me fustanin provokues në kuvertën e jahtit në Kanë – Telegrafi

Kendall Jenner bëri një shfaqje mjaft provokuese në një postim të ri në InstaStory të mërkurën. Modelja 27-vjeçare, e...

Heqja e 20 përqindëshit nga Kushtetuta/ Grubi: Do të ndodh kur t’i vijë koha

Nënkryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi, sot ishte pjesëmarrës në fillimin e punimeve për ndërtimin e Korridorit 8,...

Rrustemi: Korridori 8 po ndërtohet me koncept të ri infrastrukturor, më shpejtë dhe me korrektësi maksimale

Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi deklaroi sot nga terreni punues për Korridorin 8 se në...
- Advertisement -

Rruga Tetovë-Prizren/ Rrustemi: Është kryer fizibiliteti dhe zgjedhur traseja, vijojmë me proceset pasuese

Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi nga terreni punues për fillimin e ndërtimit të Korridorit 8,...

Mourinho nuk garanton qëndrimin te Roma

Jose Mourinho ishte totalisht i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë në finalen e Ligës së Evropës ku pësoi disfatë...