Më 30 korrikut të vitit 2022 në pikat kufitare të Kosovës është një fluks i madh i veturave, pasi shumë mërgimtarët të cilët duket se po kthehen në vendet e tyre, pasi pritjet më të gjata janë në dalje.
Të dhënat janë të orës 8:00 të ditës së sotme.
Pritje për të dal nga Kosova në pikën kufitare të Jaranisë janë afërsisht dhjetë minuta e kolona me automjetet është afërisht deri në 50 metra.
Për të hyre në Kosovë nga Pika Kufitare e Jerinës duhet pritur deri 20 minuta është raportuar se kolonat shkojnë rreth 70 metra të gjata.
Gjithashtu situata në kalimin kufitar të Dheu i Bardhë, pritjet në dalje janë rreth 40 minuta, ndërsa radha e kolonave shkon afërisht deri në 100 metra. Por të hyrë në Kosovë radha e pritjes është deri në 70 metra ndërsa pritjet deri në 35 minuta.
Ndërsa në pika kufitare të Muçibabës duhet që të pritur deri në në një orë për të dalë nga Kosova e kolona e automjeteve është rreth 800 metra. Por Situata është krejt ndryshe në hyrje, ku pritjet janë deri në 45 minuta ndërsa radha e kolonave është 100 metra.
Situata ku duhet që të pritur me së gjati është pika kufitar e Merdarës në dalje janë deri në 150 minuta, ndërsa radha e automjeteve është një kilometër e gjatë . Ndërsa në hyrje radha e automjeteve është 70 metra ndërsa pritjet shkojnë deri në 10 minuta.