Sipas politologut Iseni, opozitarja e Mickoskit për mos tu izoluar nga BE-ja, do të detyrohet jo vetëm të heqë dorë nga mbajtja e referendumit por edhe të pranojë ndryshimet kushtetuese, konkretisht përfshirjen e etnisë bullgare në Kushtetutë.
“Edhe pengesa e vetme që paraqitet për fillimin e plotë të negociatave, konkretisht për futjen e bullgarëve në Kushtetutën e vendit, mendoj se VMRO-DPMNE edhe këtë do ta lejon edhe pse tani flet se nuk do ta bëj të njejten. Nese VMRO-DPMNE e vepron të kundërtën do të izolohet edhe më shumë nga ndërkombëtarët dhe nuk do të ketë me kë më të komunikon, pasi që e shohim se tani VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit i ka ngelur vetëm Viktor Orban dhe Hungaria” – u shpreh Xhenur Iseni.
Bazuar në përvojën e ndodhive politike në vend, Iseni sugjeron VMRO-DPMNE-në, që të jetë më e ndjeshme kur bëhet fjalë për procesin e antarësimit në BE, sepse edhe nëse Mickovski i fiton zgjedhjet e ardhëshme, do të rrezikojë të përsëritet situata e para disa viteve ku edhe pse VMRO e Gruevskit doli fituese në zgjedhje, nuk arriti të formojë qeverinë. Iseni pohon që në rrethana të tilla partitë shqiptare nuk janë të interesuara që të jenë shkas i ngecjes së procesit integrues të vendit në familjen e madhe europiane.