Deputeti ukrainas: Nëse Serbia pushton Kosovën, ne duhet t’i mbrojmë kosovarët

Njëri ndër deputetët në Parlamentin e Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka komentuar situatën e krijuar në Veri të Kosovës.

Ai ka thënë se, nëse Serbia pushton Kosovën, Ukraina duhet të mbrojë kosovarët.

”Ukraina është gati të veprojë me trupat tona në terren. Rusia po përpiqet të nisë një luftë agresive. Pikërisht sipas metodës së Putinit. Siç thashë, Serbia është kali trojan i Putinit në Evropë. Lufta kudo në botë është e tmerrshme”, ka shkruar Goncharenko në një postim në Twitter.

Postimi i deputetit ukrainas në Twitter

Një koment i tillë vjen nga deputeti ukrainas pas vendosjes së barrikadave nga serbët lokalë në Zupqë dhe Rudar.

Ndërkaq, në veri të Mitrovicës janë dëgjuar sirena nga ora 17:40.