A është lista e BESËS, listë e Adnan Azizit dhe Llërcës?

-

Lista për këshilltarë nga Lëvizja e BESËS me moton për 8etovën, thuhet se është listë kryekëput listë e Adanan Azizit dhe Llërcës. Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami nuk ka pasur qasje në përpilimin e kësaj liste pasi siç thonë gjithë emrat e listës për këshillin komunal i ka vendosur Adnan Azizi që në opinion njihet si Hoxha nga Llërca.

“Lista e BESËS është listë e Adnanit, ska të bëje fare kjo listë me Lëvizjen BESA, sepse gjithë kandidatët për këshilltarë i kontrollon Adnan Azizi nga Llërca, edhe punësimet në komunën e Tetovës më shumë i vendosi Adnani se sa Bilalli andaj edhe kishte përçarje në Lëvizjen BESA. Në komunën e Tetovës punësimet u bënë më shumë nga komunat tjera si Zhelina dhe LLërca, Bogovina, Tearca se sa nga komuna e Tetovës. Pse pra duhet të përkrahet kjo listë kur dihet se nga komuna e Tetovës nuk do të ketë asnjë punësim, gjithë punësimet do të jenë ose nga Llërca ose nga Zhelina e Bogovina” thotë anëtari i Lëvizjes BESA i cili është i revoltuar nga Bilall Kasami i cili ka lejuar që partinë të dirigjojë Adnan Azizi.

Ndryshe në komunën e Tetovës mbrëmë filloi fushata parazgjedhore për zgjedhjet e 20 Gushtit për Këshillin Komunal të Tetovës.

Do të garojnë gjithsej 13 lista kandidatësh, 11 lista të partive politike dhe 2 lista të pavarura, do të garojnë 403 kandidatë për 31 mandate në Këshillin.

Me prezantimin e kandidatëve për këshilltarë, mbrëmë fillimisht dolën Aleanca për Shqiptarët dhe BESA, ndërsa më herrët edhe Lidhja social-demokrate e Maqedonisë, BDI dhe sot dolën edhe lista me kandidatët e tyre“Më mirë për Tetovën”.

Nga Komisioni Zgjedhor Komunal thonë se, koalicion parazgjedhor ka paraqitur vetëm lista e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë. Deri më 18 gusht, partitë politike do kenë mundësi që ofertën e tyre ta shpalosin para tetovarëve duke iu kërkuar votën. Kanë përfunduar edhe përgatitjet e Komisionit Zgjedhor Komunal. Drejtuesi i KZK për Tetovën Nazmi Dauti, është shprehur se, shtatë ditë përpara do të dihet saktë lista e të sëmurëve me korona dhe protokolli i votimit të tyre si dhe numri i të burgosurve që do duhet të votojnë.

Deri tek zgjedhjet e parakohshme për këshillin komunal të Tetovës, erdhi si pasojë e mos votimit në afatin e paraparë ligjor të llogarisë përfundimtare të buxhetit komunal, pas çka erdhi edhe deri tek shpërbërja e këshillit. Më 20 Gusht në Tetovë do të votohet në gjithsej 117 vendvotime, ndërsa numri i votuesve, pritet të jetë rreth 83 mijë votues./TS/

Lajmet e fundit

Përplasen dy trena në Indi, raportohet për shumë viktima

Shumë njerëz dyshohet se kanë vdekur në Indinë lindore pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat pas një përplasjeje...

Klubet me vlerën më të lartë në botë, kush mban kreun?!

Në këtë sezon nuk fitoi asnjë trofe, por Real Madrid ka se për çfarë të krenohet. “Los Blancos” janë...

Florim Asani nga gjenerata U18 e Shkëndijës po dëshmon talentët e rinjë të sportit që i ka Tetova

Mesfushori i fundit Florim Asani nga Tetova i cili për momentin po luan në gjeneratën U18 të klubit të...

Dashuri dhe festë për të voglin e yllit Liza

Dihet tashmë se ajo është një yll i muzikës atje ku jetoj por jo vetëm, por edhe një zonjë...
- Advertisement -

Edi Rama për Ali Ahmetin dhe babanë e Hashim Thaçit: Burra!

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka komentuar vizitën e sotme të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në...

Kryeparlamentari Xhaferi në Vilnus takoi nënkryetaren e parë të Asamblesë nacionale franceze, Valeri Rabo

Kryetari Xhaferi sot, në margjinat e takimit në nivel të lartë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të...