Sipas mediave në Kosovë, Arbnor Muja, është shumë afër transferimit te skuadra e Antverpit. Me këtë rast, kalimi i lojtarit te skuadra belge do të bëhet për një shumë rekorde në futbollin kosovar. Antverpi është i gatshëm të paguajë hiç më pak se 400 mijë euro për ta pasur në pronësi lojtarin.
Nëse e gjitha kjo realizohet, ky do të jetë transferimi më i shtrenjtë që ka ndodhur ndonjëherë nga Superliga e Kosovës. Deri më tani primatin si transferimi më i shtrenjtë e mbante Milot Rashica i cili kaloi nga Vushtrria te Vitesse për 300 mijë euro./Lajmi.net/