“Gostivari i Arben Taravarit” shikuar nga droni dhe Gostivari real!

-

Një përshkrim interesant ka bërë Artan Lushi, qytetar i komunës së Gostivarit, në një postim në facebook, ku flet për dy kontraste të ndryshme: Gostivari çfarë “e shikon prej droni” kryetari Arben Taravari, dhe Gostivari çfarë e përjetojnë realisht qytetarët. Postimin e sjellim pa kurrfarë intervenimi në vazhdim:

“Gostivari i pari i Arben Taravarit prej droni dhe Gostivari i qytetarëve!
Të menaxhosh një komunë me 20 miljon euro buxhet dhe qyteti sot të jetë në këtë gjendje me të vërtet është mjerim. Por mjerim më i madh është se ai i cili menaxhon me komunën mbas orës 23 të natës i hip dronit dhe e fotografon qytetin. Alo Taravari sdrip prej droni dhe kthehu në realitet, mbaje fjalën e dhënë para qytetarëve dhe realizoji premtimet. Nëse e ke shum merak fluturimin dhe të fotografosh foto të bukura atëherë paguaj privat dhe fluturo me Paragliding Club Condor në Mavrovë dhe nxjer foto të bukura por gjatë ditës se ateher duket gjithçka e jo si ti vetëm natën punon prandaj qytetarët ditën nuk vërejnë se diçka punohet në Gostivar. Arben Taravari punon por vetëm gropa çel dhe gypa vendon dhe i mbulon dhe deklaron se 60 km gypa ka vendosur por ne qytetarët ato sun i shohim pasi që janë ndër tokë.

P.s Alo Taravari ku i harxhon 20 miljon eurot e qytetarëve, në Gostivari me siguri që jo pasi që Gostivarin e shëndrove në deponi kurse rrugët si në kohën e Enver Hoxhës. Fotot janë të sodit. Në foto i keni dy rrugët më të frekuentuara të qytetit, rruga e varrezave ku çdo ditë frekuentohen nga qytetarët dhe e dyta rruga te stacioni i autobusëve ku çdo ditë presim ose përcjellim ndonjë familjar ose shok.

Lajmet e fundit

Aleksandre Pato, për herë të tretë rikthehet te ish klubi i tij

Fans applaud as Orlando City forward Alexandre Pato stands on the pitch after an MLS soccer match against...

Tensionet në veri, deputeti gjerman: Kosova po zbaton të drejtat në territorin e saj

Tensionet në veri të Kosovës, kanë sjellë reagime të shumta të ndërkombëtarëve të cilët nuk i kursyen kritikat ndaj...

Lukashenko mohoi thashethemet për shëndetin, kundërshtari i tij: Është në gjendje kritike

Belarusian President Alexander Lukashenko. Photo: Sergei GUNEYEV/AFPPresidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko thuhet se është në gjendje kritike. Kjo...

Nita Latifi vjen me këngën e re “2 Gota” – Telegrafi

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Nita Latifi, ka lansuar sot (e shtunë) këngën e re. “2 gota” mban titullin projekti...
- Advertisement -

Muamed Sejdini: Duhet edhe më shumë punë

Federata e Futbollit të Maqedonisë sot zhvilloi Kuvendin e rregullt, në të cilën morri përkrahje të plotë nga UEFA...

Situata në veri, kongresmeni Torres del kundër Blinken: Kosova është aleat i palëkundur i SHBA

Situata në veri të Kosovës është kthyer në temë diskutimi si në “tryezën” e BE ashtu edhe në atë...