Për 8 muaj, Bilall Kasami nuk zgjidhi problemin me zjarrfikësit: Kemi mungesë uniformash dhe mjeteve mbrojtëse

-

Me automjete ku mosha mesatare e të cilave është 30 vjeçare dhe me mungesë të pajisjeve. Këto janë kushtet me të cilat zjarrfikësit e Tetovës vetëm në këto 8 muajt e parë të 2022-shit janë përballur me mbi 400 zjarre, në një territor me rreth 280 mijë banorë. Sikur të mos mjaftojë kjo, kanë edhe mungesë të kuadrit.

“Ndoshta jemi i vetmi njësit që intervenojnë në kaq territor dhe kaq popullatë dhe një e dhënë shumë e saktë me standardet e NATO-s edhe Bashkimit Evropian thuhet shumë qartë se në 1500 banorë duhet të ketë një zjarrfikës profesionist, me regjistrimin e fundit të popullatës që përfshinë komunën e Tetovës dhe komunat rurale, i kemi mbi 280 mijë banorë, që i bie se zjarrfikësit e Tetovës kanë mangësi edhe në njerëz, zjarrfikësit e Tetovës kanë numër 76  që janë vendime pune dhe mungesë kemi 55 njerëz.”- deklaroi Avni Ameti, komandat i NJTKZ- Tetovë

Në zjarrin fundit me përmasa gjigante në Tetovë, zjarrfikësit e qytetit dëmtuam një numër të madh të gypave të zjarrit ehe nëse përsëritet një zjarr i ngjashëm, ata nuk do të kenë mundësi të përballen në mënyrën e duhur.

“Kemi mungesë mjetesh dhe uniformën mbrojtëse e kemi me urgjencë, që e kemi të vjetruar dhe e kemi donacion nga Anglia. Këto janë harxhime të mëdha  duke e pasuar parasysh zjarrin që kishim në fabrikën e “Pofix”, ishte një zjarr i përmasave të mëdha që nuk ka ndodh në Maqedoninë e Veriut, dhe patëm një dëmtim të madh të tubave dhe pasjeve tjera të zjarrit, edhe disa herë kemi bërë apel që shteti të del në ndihmë se mos dhashë Zoti që ketë ndonjë zjarr të këtillë dhe të mos kemi kapacitet të intervenojmë.”- tha ai.

Zjarrfikësit bëjnë apel që qytetarët të kenë kujdes që të mos shkaktojnë zjarr , sidomos në hapësira të hapura pasi që terreni është i vështirë dhe nuk do të mund të përballen. Kjo njësi gjithashtu intervenon edhe në aksidente trafiku, të cilat gjatë verës shtohen edhe më shumë.

Lajmet e fundit

Përplasen dy trena në Indi, raportohet për shumë viktima

Shumë njerëz dyshohet se kanë vdekur në Indinë lindore pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat pas një përplasjeje...

Klubet me vlerën më të lartë në botë, kush mban kreun?!

Në këtë sezon nuk fitoi asnjë trofe, por Real Madrid ka se për çfarë të krenohet. “Los Blancos” janë...

Florim Asani nga gjenerata U18 e Shkëndijës po dëshmon talentët e rinjë të sportit që i ka Tetova

Mesfushori i fundit Florim Asani nga Tetova i cili për momentin po luan në gjeneratën U18 të klubit të...

Dashuri dhe festë për të voglin e yllit Liza

Dihet tashmë se ajo është një yll i muzikës atje ku jetoj por jo vetëm, por edhe një zonjë...
- Advertisement -

Edi Rama për Ali Ahmetin dhe babanë e Hashim Thaçit: Burra!

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka komentuar vizitën e sotme të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në...

Kryeparlamentari Xhaferi në Vilnus takoi nënkryetaren e parë të Asamblesë nacionale franceze, Valeri Rabo

Kryetari Xhaferi sot, në margjinat e takimit në nivel të lartë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të...