Real Madridi dhe Man. Junajtedi janë në bisedime për Marko Asension. Spanjolli mund të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’ pasi nuk është i lumtur me minutazhën e tij.
Junajted është në kërkim të një sulmuesi krahu, kështu duke shënjestruar spanjollin si të denjë për atë pozitë. Sipas “Mundo Deportivo”, drejtuesit e klubit anglez kanë nisur negociatat me Real Madridin për Marco Asensio.
Gjithnjë sipas ‘Mundo Deportivo’, skuadra angleze është e gatshme të ofrojë deri në 40 milionë euro për marrë shërbimet e anësorit.