“Djajtë e Kuq”, nuk transferojnë “dëshirën” e teknikut holandez

Skuadra e Man. Juanjtedit kërkonte shërbimet e lojtarit të Ajaksit, i cili ishte një kërkesë e vetë teknikut të “Djajve të Kuq”, Erik ten Hag. Tekniku holandez kërkonte të kishte nën urdhrat e tij në “Old Trafford”, Entonin, por sipas raportimeve të fundit, tashmë “Djajtë e Kuq”, mendojnë për një tjetër lojtarë.

Sipas “Sky Sports”, Junajted nuk është pajtuar me Ajaksin me çmimin e kërkuar për shitjen e Entonit. Klubi holandez kërkoi 100 milionë euro për shitjen e 22-vjeçarit, shumë e cila është cilësuar si tejet e lartë nga “Djajtë e Kuq”.

Entoni, tani më shumë gjasë do të mbetet te Ajaksi, klub me të cilin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025. Ai ishte transferuar te klubi nga Amsterdami nga Sao Paolo në vitin 2020 për 15.7 milionë euro.