Fabrika e “çipsit” dhe Bilall “kompiri” (Video)

-

Shkruan: TetovaSot

Një vit më parë kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasmai bëri një premtim jo vetëm që nuk u realizua kurrë, por mbeti si një gafë e madhe në Reçicë apo një premtim qesharak siç bënë sot për stadiumin që nuk është asgjë në dorën e tij.

Por, derisa historia e stadiumit është gafa më e re e tij për vota gjithësesi, njerëzve iu kujtohen edhe premtimet për “çipsin Reçicës” vetëm banorët e Reçicës nuk e panë kurrë, as nuk e shijuan “çipsin”, por as 60 vende të premtuara pune nuk ndodhën kurrë.
Një vit nga premtimi I tij as nuk u bë hapja e fabrikës, as themelet nuk i pa askush, as vendin ku u ndërtua ajo dhe as “kompirat” e mbjellura nuk u bënë çipsa në Reçicë.
Bilall Kasami është rasti i rrallë i politikës që kurrë nuk bën atë që thotë dhe së fundmi, Bilall Kasami është bërë peng i mashtrimeve të hapura që e vetmja gjë që ka mësuar dhe nuk ka mashtruar janë kontratat për militantët e BESËS njejtë si në kohën e Teuta Arifit.

Hapja e fabrikave si ajo e “Çipsit” në Reçicë që nuk u bë kurrë, përmirësimi i infrastrukturës komunale, hapja e vendeve të punës janë gjëra që që nuk shkojnë më bashkë me Bilall Kasamin.

Qytetarët e kanë kuptuar këtë kurth këtë mashtrim të Bilall Kasamit prandaj me 20 Gusht do ti përgjigjen duke e ndëshkuar me vote, pasi të njejtën e bënë me Teuta Arifin duke e dënuar që as historia mos të shkruaj më për kryetarët mashtrues.

Bilall Kasami e ka shndërruar qytetin kryesorë të shqiptarëve në një zonë rurale. Tetova është peng i një njeriu dhe tetovarët e thuan më ndryshe Tetova është shndërruar në një fshat si Llërca, pasi Adnan Azizi I Llërcës është shefi i Tetovës, ku edhe lista e këshilltarëve është e përpiluar nga ai.

A do ta votojnë banorët e Reçicës listen e Llërcës, apo do të presin edhe një vit hapjen e fabriksë së “çipsit”?

Vet njerëzit e Bilallit si Izo Ganiu një ndër anëtarët më aktiv të BESËS thotë se lista e këshilltarëve të BESËS është listë e Adnan Azizit nga LLërca.

Po çka do të bëhet pra me Reçicën, Reçica e punës e dijes nuk do të tolerojë të bëhet pre e Adnan Azizit dhe LLërcës mashtruse duke mashtruar për një fabrikë të “çipsave” që nuk do të ndërtohet kurrë nga dora e Bilall Kasamit.

Banorët e Reçisës besuan para një viti, sot  ata nuk besojnë më.

U ” joshën” nga premtimi i madh i fabrikës së “Çipsave” dhe 60 vendeve të premtuara, tani që janë zgjuar dhe e shohin realitetin më ndryshe, e kanë kuptuar mashtrimin e madh të Bilall Kasamit që sërish do shkojë këto ditë tu rrëfejë se ku kanë arritur “punët” e çipsave apo kësaj rradhe do tu servirë një mashtrim tjetër ndonjë fabrikë të çamçakëzave.

Në tetor të vitit të kaluar Bilall Kasami tha se Reçica është vend ideal për prodhimin e çipsit pasi Reçica ka shumë “kompria”dhe sot kur në Reçicë nuk ka as fabrikë e as “çipsa”, në Reçicë kanë nisur ti thonë “Bilall Kompiri” pasi kompriat që ju premtoi Bilalli se do të bëhen “çipsa” janë kalbur.

Po, historitë e premtimeve për Bilallin nuk kanë perunduar ende, sepse është fushatë për Këshillin dhe nuk dihet akoma se çfarë mashtrime tjera do shpik ai këtyre ditëve që njerëzit as në ëndërr nuk i shohin dhe jo më ti ndjejnë premtimet që nuk ndodhën kurrë.

Andaj, të gjithë ata që kanë mbjellur “kompira” duke i besuar Bilall Kasamit se do ti shesin për “çipsa” në Reçicë duhet që në vend të votos me 20 Gusht ti japin “kompira”.

Lajmet e fundit

Përplasen dy trena në Indi, raportohet për shumë viktima

Shumë njerëz dyshohet se kanë vdekur në Indinë lindore pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat pas një përplasjeje...

Klubet me vlerën më të lartë në botë, kush mban kreun?!

Në këtë sezon nuk fitoi asnjë trofe, por Real Madrid ka se për çfarë të krenohet. “Los Blancos” janë...

Florim Asani nga gjenerata U18 e Shkëndijës po dëshmon talentët e rinjë të sportit që i ka Tetova

Mesfushori i fundit Florim Asani nga Tetova i cili për momentin po luan në gjeneratën U18 të klubit të...

Dashuri dhe festë për të voglin e yllit Liza

Dihet tashmë se ajo është një yll i muzikës atje ku jetoj por jo vetëm, por edhe një zonjë...
- Advertisement -

Edi Rama për Ali Ahmetin dhe babanë e Hashim Thaçit: Burra!

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka komentuar vizitën e sotme të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në...

Kryeparlamentari Xhaferi në Vilnus takoi nënkryetaren e parë të Asamblesë nacionale franceze, Valeri Rabo

Kryetari Xhaferi sot, në margjinat e takimit në nivel të lartë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të...