Izo Ganiu: Kasami e “teproi” me premtime, nuk do të mund t’i realizojë!

-

Në zgjedhjet e fundit lokale Izair Ganiu, i njohur në opinion me nofkën “Izo Ganiu” cilësohej si krahu i djathtë i Bilall Kasamit dhe ndër më meritorët për fitoren e Lëvizjes Besa në Reçicë të Vogël, por me kalimin e kohës, Ganiu u distancua nga Kasami dhe partia e tij, arsyeje siç thotë janë të shumta.

Në një prononcim për indeks.mk tha se me të përfunduar zgjedhjet lokale, Besa është kapur nga një grup i ngushtë i personave që shohin vetëm interesin personal dhe nuk llogarisin në mundin që aktivistët dhanë kohën e zgjedhjeve. I revoltuar nga anashkalimi Ganiu tha se nuk është i vetmi që është i pakënaqur, por ndoshta është I vetmi që ka marrë guximin të dalë publikisht të fletë për padrejtësitë që po ndodhin tek Lëvizja Besa.

“Jam ndër themeluesit e Lëvizjes Besa në Tetovë, por është një grup ose disa figura të cilët kanë anashkaluar anëtarësinë e Lëvizjes Besa. Ka edhe shumë anëtarë të tjerë që nuk e shprehin publikisht revoltën. Janë të pakënaqur dhe ai grupi që është bërë është për interesat e tyre personale”, tha fillimisht Ganiu.

Shtoi se Kasami morri në kabinet dhe i shpërbleu ata që nuk kanë merituar. Sipas tij, kabineti i Kasamit është i mbushur me njerëz të cilët morën rezultatet më negative nëpër vendbanimet e tyre në zgjedhjet lokale.

Përveç kësaj, Ganiu zbuloi se në komunën e Tetovës, vlon edhe nepotizmi.

“Ka nepotizëm, nepotizmi është në kulm. Gjithmonë kryetari Bilall Kasami thoshte se do ta lufton nepotizmin. Gjatë muajve të fundit nëpër media të ndryshme e pamë se si funksionon Lëvizja Besa dhe se si funksionon Lëvizja Besa”, deklaroi për indeks.mk Ganiu.

Tha se Kasami premtoi shumë gjatë zgjedhjeve lokale dhe se me këtë përbërje që e ka marrë në cabinet ai nuk do të mund t’i realizojë premtimet sepse siç tha përveç se nuk meritojnë të jenë pjesë e kabinetit, shtoi se personat që Kasami i ka marrë afër vetes nuk kanë eksperincë dhe nuk mund të ndihmojnë të njëjtin t’i realizojë premtimet.

“Kasami gjatë kampanjës 2021 dha premtime, por unë mendoj se janë të tepërta. Nuk e mbulon buxheti i Tetovës. Atij i duhet shumë punë e madhe dhe një ekip e mbushur me profesionist. Kasami nuk ka marrë Brenda profesionist, por ka marrë njerëz të cilët nuk kanë përvojë pune”, përfundoi ai.

Ndryshe, qëndrimet e Ganiut kundër Bilall Kasamit dhe udhëheqësish aktuale janë të shumta dhe të përditshme.

Lajmet e fundit

Aleksandre Pato, për herë të tretë rikthehet te ish klubi i tij

Fans applaud as Orlando City forward Alexandre Pato stands on the pitch after an MLS soccer match against...

Tensionet në veri, deputeti gjerman: Kosova po zbaton të drejtat në territorin e saj

Tensionet në veri të Kosovës, kanë sjellë reagime të shumta të ndërkombëtarëve të cilët nuk i kursyen kritikat ndaj...

Lukashenko mohoi thashethemet për shëndetin, kundërshtari i tij: Është në gjendje kritike

Belarusian President Alexander Lukashenko. Photo: Sergei GUNEYEV/AFPPresidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko thuhet se është në gjendje kritike. Kjo...

Nita Latifi vjen me këngën e re “2 Gota” – Telegrafi

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Nita Latifi, ka lansuar sot (e shtunë) këngën e re. “2 gota” mban titullin projekti...
- Advertisement -

Muamed Sejdini: Duhet edhe më shumë punë

Federata e Futbollit të Maqedonisë sot zhvilloi Kuvendin e rregullt, në të cilën morri përkrahje të plotë nga UEFA...

Situata në veri, kongresmeni Torres del kundër Blinken: Kosova është aleat i palëkundur i SHBA

Situata në veri të Kosovës është kthyer në temë diskutimi si në “tryezën” e BE ashtu edhe në atë...