Izo Ganiu: Shumë anëtarë të Besës të pakënaqur me Kasamin!

Në zgjedhjet e fundit lokale Izair Ganiu, i njohur në opinion me nofkën “Izo Ganiu” cilësohej si krahu i djathtë i Bilall Kasamit dhe ndër më meritorët për fitoren e Lëvizjes Besa në Reçicë të Vogël, por me kalimin e kohës, Ganiu u distancua nga Kasami dhe partia e tij, arsyeje siç thotë janë të shumta.

Në një prononcim për indeks.mk tha se me të përfunduar zgjedhjet lokale, Besa është kapur nga një grup i ngushtë i personave që shohin vetëm interesin personal dhe nuk llogarisin në mundin që aktivistët dhanë kohën e zgjedhjeve. I revoltuar nga anashkalimi Ganiu tha se nuk është i vetmi që është i pakënaqur, por ndoshta është i vetmi që ka marrë guximin të dalë publikisht të fletë për padrejtësitë që po ndodhin tek Lëvizja Besa.