Në moshën 49-vjeçare Heidi Klum mahnit me linjat, teksa publikon video provokuese në bikini

-


Heidi Klum publikoi një video mahnitëse në faqen e saj në Instagram të hënën në mëngjes.

Supermodelja 49-vjeçare gjermane u shfaq me bikini të holla me fije teksa hapi këmbët për të treguar mbathjet e shkurtra rozë, vjollcë dhe portokalli.

Ylli televiziv u tregua shumë agresive për të treguar figurën e saj trupore në rrjetet sociale, teksa po shijonte pushimet në plazhin e St Barts, shkruan DailyMail.

Në këtë video të re të shkurtër ajo ka kokën pas dhe krahët mbrapa, duke i vënë në fokus linjat e saj.

Pas saj mund të shihen palma, ndërsa ajo qëndron e ulur në një karrige e mbështjellë me një peshqir të verdhë.

Flokët e saj duken të lagura teksa shtrihen të dredhura nën kokën e saj.

Në mbishkrimin e videos ajo thjesht shkroi ‘E hënë’ teksa shtoi një buzëqeshje dhe një emoji me zemër. Nuk kishte komente në hapësirën e komenteve të fansave, por ajo kishte mbi 10 mijë pëlqime në më pak se 13 minuta.

Një ditë më parë ajo u duk tejet e sigurt teksa ekspozoi derrierën e saj të fortë në një fotografi ‘topless’, kur pozoi në një fotografi në Instagram.

Flokët e gjata bionde të gjyqtares së “America’s Got Talent” dukeshin të lagura vetëm jashtë pishinës, ndërsa hidheshin poshtë në shpinë të saj.

Fotoja mahnitëse duket se është shkrepur gjatë udhëtimit të saj të fundit në St. Barts në Inditë Perëndimore Franceze.

Fotografitë nga rrjetet sociale tregojnë gjithashtu se bashkëshorti i saj Tom Kaulitz ka shijuar një festë plot argëtim me katër fëmijët e saj dhe vëllain e tij binjak identik dhe shokun e grupit, Bill Kaulitz, 32 vjeç.

Në një grup postimesh në Instagram Stories, bashkëshorti i Heidit ishte pa këmishë teksa ajo u përkul kundër tij.

Prezantuesja e “Making the Cut” shpesh kënaqet me ndarjen e postimeve romantike në rrjetet sociale që përfshijnë bashkëshortin e saj dhe e shtuna nuk ishte përjashtim.

Ajo përdori filtra të fytyrës së kafshëve për të maskuar disa nga aktivitetet e tyre dashurore teksa putheshin dhe përqafoheshin për kamerën.

Modelja dhe kitaristi i Tokio Hotel janë të martuar që nga viti 2019. /Telegrafi/

Lajmet e fundit

Përplasen dy trena në Indi, raportohet për shumë viktima

Shumë njerëz dyshohet se kanë vdekur në Indinë lindore pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat pas një përplasjeje...

Klubet me vlerën më të lartë në botë, kush mban kreun?!

Në këtë sezon nuk fitoi asnjë trofe, por Real Madrid ka se për çfarë të krenohet. “Los Blancos” janë...

Florim Asani nga gjenerata U18 e Shkëndijës po dëshmon talentët e rinjë të sportit që i ka Tetova

Mesfushori i fundit Florim Asani nga Tetova i cili për momentin po luan në gjeneratën U18 të klubit të...

Dashuri dhe festë për të voglin e yllit Liza

Dihet tashmë se ajo është një yll i muzikës atje ku jetoj por jo vetëm, por edhe një zonjë...
- Advertisement -

Edi Rama për Ali Ahmetin dhe babanë e Hashim Thaçit: Burra!

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka komentuar vizitën e sotme të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në...

Kryeparlamentari Xhaferi në Vilnus takoi nënkryetaren e parë të Asamblesë nacionale franceze, Valeri Rabo

Kryetari Xhaferi sot, në margjinat e takimit në nivel të lartë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të...