Policia e Kosovës së shpejti pritet të furnizohet me kamera të trupit

-

Policia e Kosovës ka ndarë 18 mijë e 480 euro për blerjen e kamerave, të cilat pjesëtarët e policisë do t’i mbajnë në trup, mbi uniformë.

Kjo është bërë e ditur të martën e dy gushtit përmes platformës elektronike për prokurim publik “e-prokurimi”.

Nëpërmjet këtij tenderi, policia pritet të furnizohet me 30 copë kamera të trupit dhe 40 copë SD CARD.

Data 24 gusht 2022 është caktuar edhe afati deri kur mund të ofertojnë kompanitë e interesuara për këtë aktivitet të prokurimit.

Njoftimi për furnizimin me kamera të trupit

Ndryshe, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), në një përgjigje për Portali Dukagjini, ka folur lidhur me transparencën e dhunës legjitime.

Sipas KMDLNJ-së, do të ishte shkelje e të drejtave të njeriut nëse kamerat do të vendoseshin në trup pa siguruar një bazë ligjore dhe vetëm për mbikëqyrjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Tutje KMDLNJ, ka parashikuar se nëse do të ndodhte që të bëhej, “vendosja eventuale e kamerave të trupit, e rrit transparencën e punës së policisë, përgjegjësinë dhe e rrit profesionalizmin aq më parë kur dihet se puna e tyre po mbikëqyret”.

Nëse policia do të kishte kamera në trup, qytetarët do të kishin një sjellje më të ndryshme dhe “në këtë mënyrë do të sigurohej një mekanizëm që i merr në mbrojtje edhe policët, kurse qytetarët që do të paraqitnin rastet në IPK, do ta kishin një argument shtesë”.

Portali Dukagjini ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për t’u informuar se a e ka në plan që t’i pajisë me kamera në trup policët.

Në përgjigjen e tyre thuhet se pajisja me kamera është në Planin Zhvillimor Strategjik të tyre, dhe që ka filluar në vitin 2021 dhe është paraparë që të përfundojë në vitin 2025.

Sipas Policisë së Kosovës, pajisja me kamera në trup është në përputhje me prioritetet e Qeverisë, dokumentet e saj strategjike dhe planet e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) si dhe rekomandimet e partnerëve strategjikë, si objektivë strategjike ka përcaktuar standardizimin e infrastrukturës fizike, teknike dhe i teknologjisë informative.

“Andaj, projekti për kamerat e trupit është ende në proces e sipër”.

Për ta zbatuar këtë plan, Policia ka thënë se është “formuar grupi punues, në përbërje me profesionist të fushave përkatëse, janë zhvilluar konsultime paraprake, me institucione shtetërore dhe institucione të pavarura, janë pranuar dhe inkorporuar në dokument rekomandimet e tyre”.

”Grupi punues ka hartuar aktin nënligjor për vendosjen e kamerës në trup të zyrtarit policor; procesi është në vazhdim e sipër për sigurimin e urdhëresës së parë të kamerave trupore për policë, të cilat vijnë si donacion nga ShBA-të”.

PK-ja ka vlerësuar se kamerat janë të nevojshme pasi ato janë treguar të dobishme dhe si prova të besueshme edhe në gjykata si një mjet kundër korrupsionit.

Siguria e qytetarëve nëpërmjet kamerave të vendosura në trupat e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës

Lajmet e fundit

Përplasen dy trena në Indi, raportohet për shumë viktima

Shumë njerëz dyshohet se kanë vdekur në Indinë lindore pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat pas një përplasjeje...

Klubet me vlerën më të lartë në botë, kush mban kreun?!

Në këtë sezon nuk fitoi asnjë trofe, por Real Madrid ka se për çfarë të krenohet. “Los Blancos” janë...

Florim Asani nga gjenerata U18 e Shkëndijës po dëshmon talentët e rinjë të sportit që i ka Tetova

Mesfushori i fundit Florim Asani nga Tetova i cili për momentin po luan në gjeneratën U18 të klubit të...

Dashuri dhe festë për të voglin e yllit Liza

Dihet tashmë se ajo është një yll i muzikës atje ku jetoj por jo vetëm, por edhe një zonjë...
- Advertisement -

Edi Rama për Ali Ahmetin dhe babanë e Hashim Thaçit: Burra!

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka komentuar vizitën e sotme të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në...

Kryeparlamentari Xhaferi në Vilnus takoi nënkryetaren e parë të Asamblesë nacionale franceze, Valeri Rabo

Kryetari Xhaferi sot, në margjinat e takimit në nivel të lartë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të...