Qentë endacakë në vendet më të frekuentuara në Tetovë, qytetarët: Janë bërë ankth për gjithë ne

-

Qentë endacak vijojnë të jenë shqetësim për banorët e Tetovës. Qytetarët thuajse çdo ditë ankohen në redaksinë e tv Klan për problemin me të cilin përballen i cili tashmë është shnëderuar në një ankth serioz për ata dhe familjet e tyre. Disa qytetarë për tv Klan M u shprehën kështu:

“Komuna duhet të gjejë një stacioar për qentë endacak, as 20 ditë, fqinji im u sulmua nga një qen endacak në rrugë dhe përfundoi në spital.”

“Duhet të merren masa në këtë drejtim, por varet nga mundësitë, përndryshe është një situatë alarmante sa i përket qenve endacakë. Sigurisht që duhët të kete ndonje zgjidhje, por kush të bëjë zgjidhjen, U lodhem me ankesa më, vetem ankesa-ankesa dhe nuk merret parasyshe asgje. Unë nuk kam patur ndonjë sulm nga qentë endacak por di njërëz që janë sulmuar.

“Qentë endacakë janë në pjesët kryesore të qytetit dhe këto vende janë më të frekuentuara, nuk kam pasur asnjë rast të sulmohem nga ndonjë qen por kam pasur rastin të shoh nxënësit të sulmohen në mëngjes duke shkuar në shkollë.”
Nga komuna e Tetovës thonë se kanë gjetur zgjidhja për këtë problem dhe se aksione për kapjen e tyre janë zhvilluar në disa lokacione por thonë se përgjegjëse për strehimin e tyre është shoqata AMOS.

“Komuna e Tetovës ka gjetur zgjidhe edhe për këtë problem që i shqetëson qytetarët në vazhdimësi. Kështu ne kemi arritur që të përfundojmë procedurat e prokurimit publik lidhur me zgjidhjen e këtij problemi dhe tashmë, duke filluar nga data 25 korrik ka filluar edhe implementimi i tij, që ka të bëjë me kapjen dhe trajtimin e tyre. Gjithashtu Komuna e Tetovës në bashkëpunim me shoqatën AMOS dhe veterinerë kanë vënë në dispozicion edhe një numër telefoni ku qytetarët mund të lajmërojnë dhe të na informojnë për lokacione se ku ka turma të qenve endacak dhe agresiv. Aksioni për kapjen e qenve deri më tani është zhvilluar në disa lokacione ku turma e qenve ka qenë më e madhe. Vlen të theksohet se përgjegjëse për strehimin e këtyre qenve është shoqata AMOS”, deklaruan nga Komuna e Tetovës për tv Klan M.

Televizioni KlanMaqedoni provoi të kontaktoj edhe me organizatën AMOS. Na thanë që përgjigjen do të na e japin me shkrim por deri në këtë momente nuk ka ndonje përgjigje në lidhje me këtë çështje. Ndryshe, në Tetovë vitin e kaluar janë nga SPB-Tetovë ka regjistruar 112 raste nga kafshimit i qenve endacak në rajonin e Pollogut dhe më shumë se gjysma janë në rajonin e Tetovës.

Lajmet e fundit

Aleksandre Pato, për herë të tretë rikthehet te ish klubi i tij

Fans applaud as Orlando City forward Alexandre Pato stands on the pitch after an MLS soccer match against...

Tensionet në veri, deputeti gjerman: Kosova po zbaton të drejtat në territorin e saj

Tensionet në veri të Kosovës, kanë sjellë reagime të shumta të ndërkombëtarëve të cilët nuk i kursyen kritikat ndaj...

Lukashenko mohoi thashethemet për shëndetin, kundërshtari i tij: Është në gjendje kritike

Belarusian President Alexander Lukashenko. Photo: Sergei GUNEYEV/AFPPresidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko thuhet se është në gjendje kritike. Kjo...

Nita Latifi vjen me këngën e re “2 Gota” – Telegrafi

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Nita Latifi, ka lansuar sot (e shtunë) këngën e re. “2 gota” mban titullin projekti...
- Advertisement -

Muamed Sejdini: Duhet edhe më shumë punë

Federata e Futbollit të Maqedonisë sot zhvilloi Kuvendin e rregullt, në të cilën morri përkrahje të plotë nga UEFA...

Situata në veri, kongresmeni Torres del kundër Blinken: Kosova është aleat i palëkundur i SHBA

Situata në veri të Kosovës është kthyer në temë diskutimi si në “tryezën” e BE ashtu edhe në atë...