Skuadra e Shkëndijës mësoi emrin e kundërshtarit për garat e plej offit në Ligën e Konferencës, në rast se arrin që të eliminojë skuadrën e AIK-ut. Atje i pret fitues i përballjes në mes Fenerbahçes dhe skuadrës së Sllovaçkos.
Ndërkohë skuadra e FC Shkupit, në rast se eliminohet nga Shamrok Roversi, në turin e tretë të Ligës Evropa, do të vazhdojë garat në plej offin e Ligës së Konferencës.
Në këtë fazë të garave, do të takohet me fituesin e sfidës në mes Ballkanit nga Kosova dhe Klaksvikut nga Ishujt Faroe.
Ndeshjet e plej offit në Ligën e Konferencës, do të zhvillohen më 16 dhe 25 gusht.
The post Shkëndija, nëse kalon AIK-un do të sfidojë Fenerbahçen ose Sllovaçko-n appeared first on Alsat.