Banorët e Vushtrrisë ankohen për ndotje nga kompania e betonit

-

Vetëm një rrugë e kanë në mes.

E afërsia e kësaj fabrike të betonit dhe shtëpive përreth po u shkakton shumë probleme banorëve në rrugën “Bastri e Halil Hysni”, të Vushtrrisë.

Ata tregojnë se tash e dy vjet prej kur e njëjta funksionon, nuk kanë qetësi.

Për më tepër, sipas tyre, edhe pluhuri është bërë i padurueshëm.

Qerim Uka-Banor

“ Ski pse del në oborr prej pluhnit prej zhurmës. Që dy vjet është vendos kjo këtu. Kemi bërë ankesë në komunë e ministri dhe të vetmen përgjigje që kemi marr është një letër nga Ministria e që na kanë thënë se i kanë gjobit”, ka thënë Uka.

Në këtë lagje me mbi 150 banorë ka dhe persona me sëmundje kronike e të cilet kanë vështirësi të dalin në oborret e tyre shkaku i pluhurit.

Banorët sqarojnë se ata i ka vizituar edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Skender Pardyzi-Banor

“Ka qenë kryetari i Komunës ka thënë se është në sipërfaqe që duhet më i ndalu punimet. Po na bon dëm. Na i kemi dokumentacionin që s’kanë leje dhe janë gjobit pasi s’kanë leje”, ka theksuar Pardyzi.

Ndonëse banorët thonë se kompania “Florenti”, nuk ka licencë për punën që bënë, një gjë të tillë e kanë mohuar nga kjo kompani.

Xhemajl Islami, menaxher i kompanisë në fjalë, ka treguar se pas ankesës së banorëve, ata para inspektoratit kanë prezantuar të gjitha dokumentet që ju lejon atyre të punojnë në këtë hapësirë.

Xhemajl Islami-Menaxher i kompanisë “Florenti”

“Na kemi licensë deri në vitin 2027. Na i kemi taku banorët, i kemi tregu dhe lejen që e kemi. Ka ardh dhe Inspektorati por ne kemi leje për këtë punë”, ka shtuar Islami.

Por, sipas Drejtoreshës së Urbanizimit në Komunën e Vushtrrisë, Furtuna Krasniqi, palët megjithatë pas një takim ku prezent kanë qenë edhe zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, janë marrë vesh që të lejojnë kompaninë të punojë deri sa të zhvendoset në lokacion tjetër.

Lajmet e fundit

Përplasen dy trena në Indi, raportohet për shumë viktima

Shumë njerëz dyshohet se kanë vdekur në Indinë lindore pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat pas një përplasjeje...

Klubet me vlerën më të lartë në botë, kush mban kreun?!

Në këtë sezon nuk fitoi asnjë trofe, por Real Madrid ka se për çfarë të krenohet. “Los Blancos” janë...

Florim Asani nga gjenerata U18 e Shkëndijës po dëshmon talentët e rinjë të sportit që i ka Tetova

Mesfushori i fundit Florim Asani nga Tetova i cili për momentin po luan në gjeneratën U18 të klubit të...

Dashuri dhe festë për të voglin e yllit Liza

Dihet tashmë se ajo është një yll i muzikës atje ku jetoj por jo vetëm, por edhe një zonjë...
- Advertisement -

Edi Rama për Ali Ahmetin dhe babanë e Hashim Thaçit: Burra!

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka komentuar vizitën e sotme të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në...

Kryeparlamentari Xhaferi në Vilnus takoi nënkryetaren e parë të Asamblesë nacionale franceze, Valeri Rabo

Kryetari Xhaferi sot, në margjinat e takimit në nivel të lartë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të...