Chris Brown reagon ndaj kritikave që mori për realizimin e fotografive provokuese me fanset e tij në prapaskenë

-


Chris Brown ka reaguar ndaj kritikave që ka marr për disa prej fotografive provokuese me fanset e tij, të cilat janë publikuar në Twitter.

Këngëtari 33-vjeçar ka pozuar në poza sugjestive seksuale me fansat që kanë blerë biletën VIP, shkruan DailyMail.

Chris i komentoi imazhet sugjestive në InstaStory, duke shkruar se fansat e tij janë arsyeja që ai ekziston, kështu që ai gjithmonë dëshiron ‘të bëjë gjithçka për ta’.

Takimi dhe përshëndetja e artistit me fansat përfshinte fotografi, me fansat që pozonin në poza sugjestive seksuale, si dhe me duart në të pasmet dhe kontakt shumë të ngushtë.

Chris shkroi në InstaStory se të gjithë artistët kanë pako VIP të biletave, ku zhvillohen takime në prapaskenë dhe ai nuk e ka bërë një gjë të tillë prej shtatë vitesh.

Duke shpjeguar se ai ka ‘tifozët më të lezetshëm në planet… Unë i vlerësoj dëshirat e tyre. Këto janë kujtime që do të zgjasin përgjithmonë. Ndryshe nga shumica e këtyre artistëve të çalë, që nuk duan të ketë as kontakt me sy me ta, njerëzit që bënë të mundur edhe një karrierë”.

Duke shtuar: “Unë ekzistoj vetëm sepse këta fansa panë diçka tek unë që nuk e kisha menduar kurrë se ishte e mundur. Kështu që unë bëj gjithçka për fansat e mi”.

Imazhet me fansat u bënë virale në Twitter të hënën në mëngjes.

Muajin e kaluar, TMZ raportoi se paketa VIP mund të kushtojë deri në 1000 dollarë për person.

Chris është aktualisht në turne me Lil Babyn; ata do të dalin në skenë të martën mbrëma në Cincinnati.

Turneu me 27 qytete po prezantohet nga Rolling Loud; Turneu i tij do të përfundojë më 27 gusht në Las Vegas.

Chris publikoi albumin e tij të 10-të të titulluar “Breezy” më 24 qershor.

Në prill, Chris mirëpriti në jetë fëmijën e tij të tretë, një vajzë të quajtur Lovely Symphani Brown me Diamond Brown, në janar.

Ai gjithashtu ka vajzën Royalty, shtatë vjeçe, me Nia Guzmanin dhe djalin Aeko Catori, dy vjeç, me Ammika Harrisin.

Chris më parë ishte në lidhje me Rihannan në vitin 2008, por lidhja përfundoi pasi ai e sulmoi atë; ata gjithashtu u takuan për herë të dytë nga janari 2013 deri në maj të atij viti. /Telegrafi/

Lajmet e fundit

Aleksandre Pato, për herë të tretë rikthehet te ish klubi i tij

Fans applaud as Orlando City forward Alexandre Pato stands on the pitch after an MLS soccer match against...

Tensionet në veri, deputeti gjerman: Kosova po zbaton të drejtat në territorin e saj

Tensionet në veri të Kosovës, kanë sjellë reagime të shumta të ndërkombëtarëve të cilët nuk i kursyen kritikat ndaj...

Lukashenko mohoi thashethemet për shëndetin, kundërshtari i tij: Është në gjendje kritike

Belarusian President Alexander Lukashenko. Photo: Sergei GUNEYEV/AFPPresidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko thuhet se është në gjendje kritike. Kjo...

Nita Latifi vjen me këngën e re “2 Gota” – Telegrafi

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Nita Latifi, ka lansuar sot (e shtunë) këngën e re. “2 gota” mban titullin projekti...
- Advertisement -

Muamed Sejdini: Duhet edhe më shumë punë

Federata e Futbollit të Maqedonisë sot zhvilloi Kuvendin e rregullt, në të cilën morri përkrahje të plotë nga UEFA...

Situata në veri, kongresmeni Torres del kundër Blinken: Kosova është aleat i palëkundur i SHBA

Situata në veri të Kosovës është kthyer në temë diskutimi si në “tryezën” e BE ashtu edhe në atë...